Papa shpall kardinal Dom Ernest Trashanin

Aktuale

Papa shpall kardinal Dom Ernest Trashanin

Më: 9 tetor 2016 Në ora: 13:56
Papa Francesku

Sot në lutjen e Engjëllit te Tenzot ne oren 12.oo ne Rome, Papa Françesku ka shpallur kardinalët e rinj, ndër të cilët edhe Dom Ernest Troshanin për dëshminë e jetës së tij të krishterë. Është i vetmi prift në të gjithë listën që shpallet Kardinal për ta nderuar.

Me 21 shtator 2014 ai dëshmoi para Papës Francesku vuajtjet e tij dhe të Kishës shqiptare përgjatë komunizmit. Në mediat e gjithë botës shkoi përqafimi i përzemërt dhe perlotja e Papës në takim me Kardinalin e dytë shqiptar pas Dom Ernest Koliqit.

Ky është një titull nderi që i jepet atij. Kjo do të thotë se ai nuk merr pjese ne konklave, pasi ka kaluar moshën, por Kisha e nderon me këtë titull.

Kardinali tjetër përpara Troshanit ishte Ernest Koliqi edhe ai i shpallur kardinal prej Gjon Palit II për dëshminë e jetës së krishterë dhe për martirizimin.

Ky është një nderim dhe mirënjohje që Papa Francesku i bën Shqipërisë përpara shpalljes se Lumturimit te 38 martireve shqiptare qe do te behet me 5 nëntor te këtij viti ne Shkodër.

Vlerësimi i klerit shqiptar te perndjekur gjate komunizmit është shenja se ky kler i ka dhënë shumë Kishës katolike universale sidomos me martirizimin e tij gjate komunizmit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat