Lufta kundër korrupsionit në Kosovë është reforma në drejtësi!

Aktuale

Lufta kundër korrupsionit në Kosovë është reforma në drejtësi!

Nga: D. Bunjaku Më: 10 tetor 2016 Në ora: 18:15
ilustrim

Në Kosovë përveç se mungon sundimi i ligjit kërcënues për të ardhmen paraqitet edhe korrupsioni, pasi një pjesë e madhe e politikës akuzohen për korrupsion. Ismet Haziri, njohës i çështjeve politike ka thënë se korrupsioni është çështje që po na shqetëson dhe që e trajtojmë në analiza. Sipas tij, e keqja qëndron në faktin se sa herë që e trajtojmë, situata jo që nuk ka evoluon në ndryshim pozitiv por përkundrazi kemi të bëjmë me përkeqësim edhe më serioz dhe si metastaza shoqëror dhe vdekjeprurës.

“ Ky shqetësim serioz dhe ekstrem vie nga fakti se korrupsioni nuk gjendet në fusha dhe as në male por në mesin tonë dhe në mesin e atyre që sot janë elita politike e Kosovës. Kjo elite politike është bërë pengesë serioze e zhvillimit ekonomik dhe po e mbyt perspektiven e gjeneratave si pjesa më vitale për të jetuar dhe kontribuar në vend”, ka thënë Haziri. Sipas tij, krejt kjo situatë është si rezultat i mos sundimit të ligjit që rrjedhimisht po krijon paradigmat serioze të thithjes se investimeve, për të krijuar vende pune ku do të krijohet një klasë e mesme e shoqërisë e cila në demokracitë e zhvilluara merr ne duar ndikimet e fuqishme dhe rrëzon nga pushteti grupet mafioze.

“Retorika e luftimit te korrupsionit çdo dite dëgjohet nga qarqet e caktuar vendore dhe ndërkombëtare dhe kjo më shumë duket se është sa për të kujtuar që të mos harrojnë zanatin se sa ta luftojnë si dukuri. Kjo gjendje korruptive sikur po e krijon atë turbullirën politike dhe ne si qytetar po penalizohemi nga ndërkombëtarët si në aspektin e shanseve që të ofrohemi drejt prekjes së lëvizjes së lirë por paralelisht ka ndikimet e sajë në procesin e bisedimeve ne mënyrë indirektë duke mos rezistuar fare për çështjet thelbësore të marrëveshjeve duke bërë koncesione të dhimbshme”, ka thënë Haziri.

Sipas tij, realiteti duhet të preket, problemet duhet të identifikohet, pra nëse e kemi identifikuar problemin, atëherë duhet thënë troç se ne qytetarët jemi problemi për Kosovën ngase po durohet një klasë politike e korruptuar e cila do të jetoje për deri sa ne e ushqejmë me votëbesimit tone. “Prandaj shtrohet pyetje si te luftohet, ngasë nuk ka mundësit çrrënjoset asnjëherë, sepse korrupsion ka edhe ne shtetet me demokratike me sundim te ligjit. Por është imanent e Kohës të behën ndryshime politike dhe qeverisëse. Kosovës i duhet një qeverisje me karakter idealist dhe autoritar që merr vendime të prera dhe i cili i monitoron vet në ekzekutim.”, ka thënë Haziri.

Ai ka thënë se instalimi i disiplinës institucionale është i domosdoshme. “Shkëputja e privilegjeve të shfrytëzimit të asetve shterure për plane personale duhet të ndodhe, benifitet e pa mëritura financiarë sa ma shpejte të harrohen dhe verifikimi i pasurimit të pa baza të verifikohet duke filluar nga maja e shtetit e deri tre personi i fundit, nëse veç dyshohet se edhe4 një kotec e ka nga plani korruptiv. Pra kjo është një formë që të mos trimërohen për të ngritur grupet tjera korruptive dhe për të vazhduar me premisa iluzive të bërit shtet të sundimit të ligjit dhe të rregullave demokratike me perspektiva zhvillimore”, ka thënë Haziri./Bota sot

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat