Një delegacion i Kuvendit ka udhëtuar për vizitë zyrtare në Slloveni

Aktuale

Një delegacion i Kuvendit ka udhëtuar për vizitë zyrtare në Slloveni

Më: 10 tetor 2016 Në ora: 21:02
ilustrim

Delegacioni, në përbërje: Elmi Reçica, Slobodan Petroviç, Shpejtim Bulliqi, Xhevahire Izmaku, Albulena Haxhiu dhe Enver Hoti, do të zhvillojë takime me drejtues të lartë të Kuvendit slloven dhe të Ministrisë së Jashtme

Me ftesë të kryetarit të Grupit të Miqësisë me Kosovën të Kuvendit Kombëtar të Sllovenisë, Franc Trçka, një delegacion i Kuvendit të Republikës së Kosovës, i kryesuar nga Elmi Reçica, kryetar Grupit të Miqësisë të Kuvendit të Kosovës me Parlamentin slloven, ka udhëtuar sot për një vizitë zyrtare në Slloveni.

Gjatë kësaj vizite, Grupi i Miqësisë Kosovë – Slloveni i Kuvendit të Republikës së Kosovës, do të pritet në takim të veçantë nga kryetari i Kuvendit Kombëtar të Sllovenisë, Milan Berglez.

Delegacioni parlamentar i Kosovës, në përbërje: Elmi Reçica, Slobodan Petroviç, Shpejtim Bulliqi, Xhevahire Izmaku, Albulena Haxhiu dhe Enver Hoti, po ashtu, do të zhvillojë takime me Grupin e Miqësisë Slloveni – Kosovë të Kuvendit slloven, si dhe me zyrtarë të lartë të Sllovenisë, në Kuvendin e saj dhe në Ministrinë e Punëve të Jashtme.

Delegacioni do të qëndrojë në Republikën e Sllovenisë deri më 13 tetor 2016.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat