Rezoluta e opozitës për Thaçin, e cila nuk kaloi

Aktuale

Rezoluta e opozitës për Thaçin, e cila nuk kaloi

Më: 12 tetor 2016 Në ora: 13:06
Gëzim Kelmendi

Deputeti i pavarur Gëzim Kelmendi si iniciues i debatit ka propozuar edhe rezolutën e partive opozitare,e cila nuk ka kaluar në votimin e deputetëve.

Vetëm 19 deputetë kanë votuar pro kësaj rezolute, 38 kanë qenë kundër, ndërsa 18 deputetë të tjerë kanë abstenuar.

Rezoluta e propozuar nga opozita, e cila nuk kaloi, përmbante këto pika:

1. Kuvendi i Republikës së Kosovës kërkon lirimin e menjëhershëm të drejtorit të Policisë për rajonin  Mitrovicës, Nehat Thaçin

2. Kuvendi i Republikës së Kosovës kërkon nga Qeveria pezullimin e bisedimeve me Serbinë dhe pezullimin e fletëarresteve për zyrtarët e Kosovës

3. Bashkimi Evropian si ndërmjetësues dhe garantues i dialogut të ndërhyjë te Qeveria e Serbisë që të lirohet Thaçi

4. EULEX-i të deklarohet për rastin e Thaçit

5. Qeveria të ndërmarr te gjitha veprimet në raport me BE dhe Interpol që Kosova të bëhet pjesë e Interpolit

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat