BE-ja nuk lodhet: Luftoni krimin e organizuar dhe korrupsionin!

Aktuale

BE-ja nuk lodhet: Luftoni krimin e organizuar dhe korrupsionin!

Etleva Skonja Nga Etleva Skonja Më 12 tetor 2016 Në ora: 16:54
BE - Kosova

Edhe njëherë BE-ja, iu ka rikujtuar zyrtarëve të Kosovës, se ka dhënë fonde për luftimin e korrupsionit dhe krimit të organizuar si dhe për forcimin e një shteti demokratik.  Nëse këto kritere do të realizohen, BE –ja do të vazhdojë ta financojë Kosovën. Kjo ishte kryefjala e përcjellë indirekt, nga drejtori i Përgjithshëm për Fqinjësi dhe Zgjerim i Komisionit Evropian, Christian Danielsson, gjatë vizitës në Kosovë, ku është takuar me përfaqësues të Qeverisë, liderët e të gjitha partive kryesore politike, anëtarët e shoqërisë civile dhe shefat e misioneve të BE-së. Ky apel vjen në një kohë, kur Kosova është prekur nga zhvillime të ashpra politike, ku krerët më të lartë të shtetit, po bëjnë thirrje për hetim dhe zbardhje të vrasjeve të pas luftës. 

 “BE-ja do të vazhdojë të japë mbështetjen e plotë politike dhe financiare për Kosovën në forcimin e sundimit të ligjit dhe qeverisjes, duke ndërtuar një administratë publike transparente, si dhe duke mbështetur zhvillimin e saj ekonomik dhe konkurencën”, thuhet në një komunikatë për media lëshuar nga Zyra e BE-së në Kosovë. Ndërkohë, BE-ja, ka ndarë 25 milionë euro për reformën e administratës publike të Kosovës për vitin 2016, prandaj, Christian Danielsson, ka kërkuar që të lihen mënjanë inatet politike, të luftohet krimi i organizuar dhe korrupsioni, në mënyrë që të liberalizohen vizat. Por, pyetja shtrohet, a do të munden politikanët e Kosovës, që të largojnë duart nga drejtësia, në mënyrë që kjo e fundit, të luftojë krimin e organizuar dhe korrupsionit, duke filluar pikërisht nga këta politikanë? “Por, parakushtet duhet të përmbushen.

(Tekstin e plotë mund ta lexoni Enjten në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot”)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat