“Hashim pse nuk po kërkon zbardhjen e rastit Kiqina”

Aktuale

“Hashim pse nuk po kërkon zbardhjen e rastit Kiqina”

Nga: P.R Më: 12 tetor 2016 Në ora: 17:11
Vëllezërit Ramadani

Faton Ramadani, vëllai i vëllezërve Ramadani, të dënuar ne rastin e njohur si rasti Kiqina, përmes një postimi në facebook, ka reaguar pas letrave të deponuara në prokurori nga presidenti aktual, Hashim Thaçi, e ku nuk përmend rasti Kiqina.

“Ti tregove qe ki fuqi për te dhen urdhëra për tu hetu krimet. Pse nuk po kërkon hetim për ketë rast qe është krim i drejtësisë me urdhra te politikes”, shkruan Ramadani.

Ja postimi i plotë:

Hashim,thenja qe perdoret ne terme juridike se me mir te jen ne liri 100 kriminel se te denohet nje i pa fajshum ish dasht te jet shembull per te kerku drejtesi per luftetaret qe po i mani ne burg qe 15 vite pa faj.

Ti tregove qe ki fuqi per te dhen urdhera per tu hetu krimet.

Pse nuk po kerkon hetim per ket rast qe eshte krim i drejtesis me uredhera te politikes?

Burim e Arsim Ramadani e vllezerit Kiqina qe 15 vite mbahen ne burg pa faj nga urdherat e politikes qe jan te zhytur ne ate krim.
Burimi festonte ditelindjen e 21 me shum persona,por urdheri per tu mbyll krimi ishte me fuqi te lart dhe zhduki provat e shum deshmi dhe denoj persona qe skan lidhje me ate krim pa asnje prov te vetme.

Hashim si pasoj e ktyre pazareve me sistem te drejtesis e prut edhe gjykaten specjale qe tash mundohesh ta mashtrosh opinjonin me kto veprime qe dihet qe sa vite e kishe pushtetin e konkretisht per rastin ton kurr nuk bere as edhe nje hap te vetum,ku edhe kater letrat te prokurori qe i dergove per hetim te rasteve te cekura e nuk permende rastin ton tregon se ktu me t'vertet ka pun gjykata specjale e cila erdh si pasoj klanit "PRONTO".

Ne duam vetum drejtesi,por shteti i kapur nga krimi ende nuk po guxon te veproj...!

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat