Hapja e kapitujve të ri të negociatave Serbi-BE, e kushtëzuar me Kosovën

Aktuale

Hapja e kapitujve të ri të negociatave Serbi-BE, e kushtëzuar me Kosovën

Më: 12 tetor 2016 Në ora: 18:26
Ilustrim

Komisioni Europian nuk do të publikojë këtë muaj raportet vjetore që më herët njiheshin si “raporte të progresit”, për arritjet e vendeve që aspirojnë anëtarësimin në BE. Një nga arsyet për këtë është çështja e lëvizjes së lirë së shtetasve turq në Zonën Schengen. Por, mediat serbe shkruajnë se Brukseli po ashtu është duke e pritur edhe Serbinë që t’i zbatojë marrëveshjet me Kosovën për t’i hapur kapitujt e negociatave Bruksel –Beograd.

Me gjithë paralajmërimet që raportet vjetore të progresit të Komisionit Evropian për shtetet aspirante për anëtarësim në Bashkimin Evropian do të publikohen deri në fund të tetorit, një gjë e tillë sipas të gjitha gjasave do të ndodhë më 9 nëntor, pohojnë jozyrtarisht për të përditshmen beogradase “Danas” përfaqësues diplomatikë në Bruksel.

Burimet e Danas gjithashtu thonë se është “pothuajse e sigurt” se kapituj të ri në bisedimeve për anëtarësimin e Serbisë në BE nuk do të hapen deri në fund të tetorit, ndërkaq si afat i ri për ndërmarrjen e këtyre hapave përmendet muaji dhjetor, por me kusht që Serbia deri në atë kohë të arrijë pajtim me Kosovën për zbatimin e marrëveshjeve për telekomunikacionin dhe energjinë elektrike.

“Serbia nuk do të tolerohet, pritjet e Brukselit janë shumë të qarta, që nënkupton se konferenca e ardhshme ndërqeveritare në të cilën do të hapeshin kaptinat e reja sipas të gjitha gjasave nuk do të thirret gjatë këtij muaji”, theksojnë diplomatët në Bruksel.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat