Zemaj: Thaçi nuk na ndihmoi që të zbardhen vrasjet sa ishte kryeministër

Aktuale

Zemaj: Thaçi nuk na ndihmoi që të zbardhen vrasjet sa ishte kryeministër

Më: 12 tetor 2016 Në ora: 19:52
Armend Zemaj

Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Armend Zemaj, ka komentuar kërkesën e presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi për kërkim të hetimeve për vrasjen e pasluftës. Zemaj ka thënë se këto vrasje duhet të zbardhen dhe duhet të trajtohen të gjitha rastet. Deputeti i LDK’së, ka thënë se deri më tash nuk ka pasur asnjë kërkesë që këto vrasje të zbardhen.

“Deri tash nuk ka pasur asnjë nismë për tu zbardhur këto raste. Ne, familja Zemaj, kemi kërkuar disa herë që të nisin hetime për vrasjet por nuk ka pasur lëvizje. Ka pasur pengesa edhe nga njerëzit e politikës”, ka thënë Zemaj.

Ai nuk ka dashur të flas me emra konkrete se nga kush janë penguar këto hetime, duke mos dashur të flas edhe për Hashim Thaçin.

“Nuk kisha thënë që Thaçi e ka penguar këtë proces. Ai ka qenë kryeministër më herët, gjatë kohës sa ne kemi kërkuar zbardhjes së vrasjes, por nuk mund të them se ai i ka penguar këto hetime. Mirëpo, Thaçi  sa ishte kryeministër nuk na ka ndihmuar në këtë drejtim.”, ka thënë Zemaj në të RTV Dukagjini.

Zemaj ka thënë se Thaçi ka informata për vrasjet që kanë ndodhur dhe sipas tij ai mund të kontribuoj në zbardhjen e tyre.

Deputeti Zemaj ka treguar se Prokuroria i ka të gjitha dosjet që i posedon familja rreth vrasjes së Tahir Zemajt. Ai ka thënë se nuk e din saktë se kush e ka bërë këtë vrasje.

“Ne nuk kemi emra dhe nuk kemi asnjë informatë se kush e ka bërë këtë vrasje. Këtë duhet ta zbulojnë prokuroria dhe institucionet kompetente”, ka thënë ai.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat