Serbia, e shqetësuar nga heshtja e BE’së për “Trepçën”

Aktuale

Serbia, e shqetësuar nga heshtja e BE’së për “Trepçën”

Më: 12 tetor 2016 Në ora: 22:45
Ilustrim

Beogradi ka filluar të brengoset pse Bashkimi Evropian deri më tash nuk ka reaguar në njoftimet që Qeveria serbe i ka bërë për atë që ajo e quan “rasti Trepça”.

Heshtja e Bashkimit Europian “në problemin më të ri” ndërmjet Beogradit e Prishtinës nuk është e papritur, e ndoshta edhe të dy palët do të duhej ta anashkalonin këtë çështje, kanë thënë ekspertë.

"Heshtja e Brukselit për këtë çështje nuk është e papritur, sepse kemi pasur raste të shohim shumë herë kur është dashur të flitet e ka ndodhur heshtja. Mendoj se në një përudhë të gjatë nuk duhet pritur qëndrim të qartë të Brukselit për këtë çështje”, citon media serbe të ketë thënë Dragan Gjukanoviq nga Qendra për Politikë të Jashtme.

Këshilli Për Kosovën në Kuvendin e Serbisë të hënën do të bisedojë për Trepçën e shefi i diplomacisë serbe Ivica Daçiq po e përgatit fjalimin për seancën e rregullt të KS të KB-së e edhe letrën për anëtarët e KS-së.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat