Vucic: Nehat Thaqi u arrestua sikurse Oliver Ivanovic, për krime lufte

Aktuale

Vucic: Nehat Thaqi u arrestua sikurse Oliver Ivanovic, për krime lufte

Më: 13 tetor 2016 Në ora: 12:05
Vucic Rama, Beograd

(E plotësuar) - Edi Rama në Beograd ka folur tërthorazi edhe për arrestimin e drejtorit të Policisë rajonale të Mitrovicës Nehat Thaqi nga Policia e Serbisë më 29 shtator

“Nëse dikush e kalon dhjetë herë kufirin, si mund të arrestohet”?, ka pyetur Rama duke aluduar më arrestimin e zyrtarit policor të Kosovës.

Kryeministri serb Aleksandar Vuçiq i është përgjigjur menjëherë kryeministrit shqiptar. 

“Shikoni se çka bënë me Ivanoviqin dhe unë nuk e kam përdorur atë si argument për ta ndalur dialogun me Kosovën. Arrestimi nuk është arsye për ndalim të dialogut. Mendoni se dikush do ta arrestonte Thaqin për qëllime politike? Është një rast i vitit ‘99, është çështje e organeve te drejtësisë. Duhet te keni qasje te njëjtë kur flisni për shqiptarët dhe serbët”, tha Vuciq. 

Kryeministri serb vjen me nji deklaratë për Nehat Thaçin!

Kryeministri i Serbisë, Aleksandar Vucic, ka folë për arrestimin e Nehat Thaçit.

Ai ka thanë se nuk është bërë  për arsye politike, por për nji urdhër arrest i leshuar në vitin 1997.

Vucic ka deklarue se Thaçi shkoi në Serbi në mënyrë ilegale dhe se krejt çka di për të, është se u arrestue me një mandat që është leshue në vitin 1997.

“A besoni se dikush e arrestoi për qellime politike, jo askush nuk e bani këtë, ishte nji mandat arresti”, ka deklarue kryeministri serb.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat