Hajnitë e politikës e kanë futur Kosovën në rrugë pa krye

Aktuale

Hajnitë e politikës e kanë futur Kosovën në rrugë pa krye

Nga: Diana Bunjaku Më: 13 tetor 2016 Në ora: 14:42
ilustrim

Moszbatimi i marrëveshjeve të firmosura në Bruksel dhe të pazbatuara në praktikë, është një  çështje që po diskutohet si në rrethin e politikës, ashtu edhe në rrethin e njohësve të çështjeve politike.  Tim Shkupi analist politik ka thënë se, ekipet negociatore të Kosovës në bisedimet me Serbinë në Bruksel janë vetëm aktrim dhe nuk ka lidhje kjo se ekipet negociuse nga Kosova e kanë degraduar procesin e bisedimeve.  Sipas të njëjtit, se në këto bisedime bosat e vërtetë janë politikat e BE-së, në raport me Serbinë.  “Pra, dihet se dy shtyllat e BE-së, janë Gjermania dhe Franca, ku ia kanë bërë të qartë Serbisë, kushtet nëse ajo do që të integrohet në BE. Por, siç dihet, politika zyrtare e Serbisë në raport me BE-në, po e përdorë për përfitime politike dhe ekonomike aq sa mundet influencën Ruse në Serbi, në njërën anë dhe në anën tjetër, po mundohet të tregojë politika kooperuese me BE-në në lidhje me Kosovën, sidomos kur dihet fuqia e saj ushtarake, e cila është e mundur nga NATO dhe BE në vitin 1999, ku nuk guxojnë të gabojnë sikurse gabuan në Rambuje. Pra, është një politikë e dyfytyrësisë”, ka thënë Shkupi.  Sipas tij, Kosova si trashëgimi afatgjate nga ky dialog do të vuaj pasojat e veta për keqmenaxhimin e shtetit, vjedhjen e tij, nxjerrën e parave jashtë shtetit. “Mos të harrojmë se Kosova është shtet eksperimental i BE-se dhe nuk mund të themi se ka strategji nacionale. Ata që flasin për këto strategji, jo që nuk e dinë, por vetëm aktrojnë. Refuzimet nga pala Serbe vijnë si rezultat i politikës agresive të Rusisë, që kohëve të fundit po flitet haptazi për një luftë mes Amerikës me aleatët e saj dhe Rusisë me aleatë në anën tjetër. Shpirti i keq i politikës serbe dhe grupacionet e tyre të ndikuara nga Kisha ortodokse asnjëherë nuk e kanë fshehur se një ditë do të shkatërrohet Amerika, kurse ata do të kthehen në Kosovë”, ka thënë analisti politik Shkupi.Ai ka theksuar, se politika e tanishme zyrtare e Beogradit dhe Vuçiqit është elastike, nuk ngulë këmbë dhe ka nënshkruar disa marrëveshje me BE-në dhe e dinë shumë mirë se largimi nga këto marrëveshje, jo Trepçën, por mund ta humbin edhe Nishin. “ Sikur duhet ta dimë edhe shqiptarët e Kosovës se janë cak i raketave Ruse në rast të ndonjë konflikti mes Amerikës dhe Rusisë. Kështu në rrugën pa krye Kosovën e kanë futur hajnit e politikanëve, gjë që e kanë zhytur të mos mendoj për këto çështje, të mos deponoj ushqime rezervë, të ketë bunkerë, të ketë nga një ushtrim në muaj në nivel të Kosovës për mbrojtën e popullatës”, ka thënë Shkupi.

 Rezultati negativ i bisedimeve

Xhelal Neziri analist politik ka thënë, se rezultati i negociatave Kosovë-Serbi të filluara gjashtë vite më parë nuk është ai që pritej. Sipas të njëjtit, edhe pse janë arritur e firmosur dhjetëra marrëveshje, megjithatë të njëjtat nuk zbatohen në praktikë.  “Përfaqësimi rajonal, liria e lëvizjes, sundimi i ligjit, telekomunikacionet janë dëshmi se dialogu jep vetëm marrëveshje në letër, por jo edhe zbatim dhe rezultate në teren.  Një pjesë të përgjegjësisë gjithsesi kanë edhe anëtarët e ekipit negociator kosovar, Marrëveshjet e bëra i mundësuan Serbisë të arrijë qëllimet në raport me afrimin e saj drejt BE-së, kurse nga ana tjetër nuk u intensifikuan njohjet e pavarësisë së Kosovës, ashtu siç proklamohej. Përveç kësaj, kompromiset  krijuan tensione të brendshme në Kosovë gjë që bënë fokusi i politikës të largohet nga problemet konkrete të qytetarit, në ato ideologjike etnike. Kosova duhet të ketë një vizion të qartë se çfarë kërkon në këto bisedime, një strategji të përmbledhur për hapat që duhet koordinuar dhe një ekip të aftë që të mbrojë interesat e shtetit në ato negociata”, ka thënë Neziri./BS/

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat