Veseli paralajmëron ndërrimin e gjysmës së ministrave në Qeveri

Aktuale

Veseli paralajmëron ndërrimin e gjysmës së ministrave në Qeveri

Më: 13 tetor 2016 Në ora: 21:33
Kadri Veseli

Udhëheqësi i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, ka thënë se partia e tij është në proces të ndërrimit të gjysmës së ministrave të saj në Qeverinë e Kosovës.

Duke lënë të kuptohet se pret që ndërrimin e ministrave të saj ta bëjë edhe Lidhja Demokratike e Kosovës, Veseli ka thënë se partneri i PDK’së në koalicionin qeverisës e ka përgjegjësinë e vet për këtë.

Ai ka thënë në emisionin "Monitor" në RTK se ndërrimi i ministrave vjen pasi në PDK janë krijuar situata të reja, me zgjedhjen e ish-kryetarit të saj, Hashim Thaçi, president i vendit, dhe me shkuarjen e ish-ministrit të Integrimeve, Bekim Çollaku, në kabinetin e Thaçit në Presidencë.

Veseli, njëherësh kryetar i Kuvendit të Kosovës, ka thënë se është i vendosur si shef i PDK’së që të vendosë figura të reja nëpër ministri, që janë të gatshme të ballafaqohen me përgjegjësitë që kanë para qytetarëve.

Ai ka thënë se reformat janë të domosdoshme për përmirësimin e jetës së qytetarëve.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat