Anëtarët e Këshillit duhet të japin dorëheqje nëse duan të konkurrojnë për kryeprokuror

Aktuale

Anëtarët e Këshillit duhet të japin dorëheqje nëse duan të konkurrojnë për kryeprokuror

Më: 14 tetor 2016 Në ora: 10:53
Këshilli Prokurorial

(E plotësuar) - Këshilli Prokurorial ka aprovuar ndryshimet e rregullores për emërimin e kryeprokurorëve, me arsyetimin se kjo rregullore do ta fuqizojnë procesin e emërimit, në të cilin ndryshim ishte paraparë që kandidatët të cilët kanë vullnetin për të konkurruar për kryeprokuror, duhet të japin dorëheqja nga anëtari i Këshillit Prokurorial.

Për këtë arsyetimi ishte se kjo me i heqë çfarëdo ndikimi që mund të ketë anëtari i këshillit në procesin e zgjedhjes për kryeprokuror.

Anëtari i Këshillit Prokurorial, Bahri Hyseni në këtë mbledhje ka prezantuar ndryshim plotësimin e rregullores për emërimin e kryeprokurorëve, e të cilat ndryshime, sipas tij, po bëhen me qëllim që procesi i emrimit të fuqishëm.

“Kemi menduar që ajo që duhet t’i shtohet rregullores paraprake është çështja e hartimit apo intervistimit të kandidatëve...me qëllim që ta bëjmë procesin sa më të fuqishëm, sa më drejtë dhe kemi paraparë edhe interesimin... Ajo çka konsideroj që është një ndryshim shumë pozitiv dhe është për të parën herë që po ndodhë në Këshillin Prokurorial, është që për të parën herë anëtari i komisionit i cili do të marr pjesë qoftë edhe si kryesues apo anëtar që do të marrë pjesë në pjesë në komisionin e shqyrtimit dhe vlerësimit nuk do të marrë pjesë në procesin e votimit dhe këtë e kemi bërë vetëm për të forcuar, me i dhënë mundësi, dhe me i ikë çfarëdo ndikimi eventual që mund të bëhet, vetëm me rrit çështjen e përzgjedhjes dhe efikasitetit”, tha Hyseni.

Në rastin e intervistimit të kandidatëve, komisioni do të ketë parasysh katër shtylla, integritetin profesional, personal dhe moral, të cilat do të jenë kategoria e vlerësuar me 20 pikë, pastaj shkathtësitë menaxheriale administrative dhe organizative, performancën e kandidatëve, si dhe koncept dokumentin i cili flet për objektivat dhe vizionin e secilit kandidat se si do të menaxhojë në të ardhmen.

Pasi u propozua ndryshimi për emërimin e kryeprokurorëve, erdhën reagimet lidhur me atë se kandidatët të cilët duan të aplikojnë për zëvendëskryrpeokur janë anëtar të Këshillit, atëherë këta të fundit duhet të dhënë dorëheqje. Për dorëheqjen reagoi anëtari i këtij këshilli, Adem Ismajli, i cili tha se në vend të fjalës dorëheqje të bëhet pezullim.

“Kurse në paragrafin dy, anëtarët e KPK-së duhet të japin dorëheqje nga këshilli patra aplikimit për pozitën e zëvendëskryeporkurorit, ndërsa, do të ishte mirë jo dorëheqje por pezullim nga detyra e anëtarit të këshillit”, tha Ismajli.

Por për këtë kryeprokurori i Shtetit, Aleksandër Lumnezi tha se me ndryshimin e ligjit, respektivisht mbi ligjin Prokrurial të Kosovës, është e paraparë që anëtarët e Këshillit Prokurorial deri sa ushtrojnë mandatin e anëtarit nuk kanë drejtë avancimi.

Lumnezi ka arsyetuar edhe me atë se nëse pezullohet, dhe mbetët si anëtar i Këshillit, atëherë mund të ketë konflikt interesi në raport me procesin e vendimmarrjes.

“Në ndryshimet e ligjit, respektivisht mbi ligjin Pokrurorial të Kosovës është e paraparë që anëtarët e Këshillit Prokurorial derisa ushtrojnë mandatin e anëtarit nuk kanë drejtë në avancim dhe vetë fakti që nuk kanë drejtë në avancim nënkupton që nëse dikush prej anëtarëve të këshillit ka vullnet të konkurroj për pozitën e kryeprokurorit, atëherë paraprakisht duhet me dhënë dorëheqje se nëse edhe pezullohet, dhe mbetet edhe si anëtar i këshillit, atëherë, mundemi me pas konflikt interesit në raport me procesin e vendimmarrjes në kuadër të Këshillit Prokuoriral të Kosovës, respektivisht në raport kundër me kandidatëve të cilët kanë qenë proces”, tha Lumezi.

Edhe Bahri Hyseni, tha se dorëheqja nga anëtarët e këshillit për ata që duan të konkurrojnë për kryeprokuror, është bërë me qëllim që të largohet çfarëdo ndikimi që mund të ketë tek anëtarët e këshillit.

 “Anëtarët e Këshillit Prokurorial duhet të japin dorëheqje nëse dëshirojnë me qenë apo me apliku për kandidatë për kryeprokuror. Qëllimi ka qenë demokratikë, qëllimi ka qenë me i heqë çfarëdo ndikimi që mund të ketë anëtari i këshillit në procesin e zgjedhjes për kryeprokuror”, tha ai.

Në këtë takim të këshillit është aprovuar edhe vendimi për shpalljen e konkursit për kryeprokurorë, është prezantuar plani i veprimit për planit strategjik të KPK-së 2016-2018, si dhe është themeluar Grupi i komisionit për monitorimin dhe vlerësimin e zbatimit të Planit Strategjik, anëtarët e komisionit janë zgjedhur Radica Milic, Saranda Sokoli dhe Valon Jupa.

Miratohet rregullorja e re për emërimin e kryeprokurorëve

Këshilli Prokurorial ka aprovuar ndryshimet e rregullores për emërimin e kryeprokurorëve, me arsyetimin se kjo rregullore do ta fuqizojnë procesin e emërimit.

Po ashtu, është aprovuar edhe vendimi për shpalljen e konkursit për kryeprokurorë., si dhe është prezantuar plani i veprimit për planit strategjik të KPK-së 2016-2018.

Anëtari i Këshillit Prokurorial, Bahri Hyseni tha se me këto ndryshime po bëhen me qëllim që të bëhet procesi më i fuqishëm dhe më i drejtë.

Sipas tij, ndryshim tjetër është edhe caktimi i përbërjes së komisionit. Kurse, ajo që Hyseni konsiderojë si ndryshim shumë pozitiv e që po ndodhë për të herën parë, është se anëtari i komisionit që do të merr pjesë në komisionin e shqyrtimit dhe vlerësimit nuk do të marrë pjesë në procesin e votimit, gjë që sipas tij, janë munduar të heqin mundësinë e ndikimit.

Prezantohet rregullorja e re për emërimin e kryeprokurorëve

Këshilli Prokurorial po diskuton ndryshimet e rregullores për emërimin e kryeprokurorëve, ku janë paraqitur plotësimet që sipas anëtarëve do ta fuqizojnë procesin e emërimit.

Anëtar i Këshillit Prokurorial, Bahri Hyseni tha se me këto ndryshime po bëhen me qëllim që të bëhet procesi më i fuqishëm dhe më i drejtë.

Sipas tij, ndryshim tjetër është edhe caktimi i përbërjes së komisionit. Kurse, ajo që Hyseni konsiderojë si ndryshim shumë pozitiv e që po ndodhë për të herën parë, është se anëtari i komisionit që do të merr pjesë në komisionin e shqyrtimit dhe vlerësimit nuk do të marrë pjesë në procesin e votimit, gjë që sipas tij, janë munduar të heqin mundësinë e ndikimit.

Ndërkohë, anëtarët tjerë pritet të jenë pro apo kundër këtyre ndryshimeve.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat