Thaçi për vdekjen e mbretit të Tajlandës: Bota humbi një udhëheqës të paqes

Aktuale

Thaçi për vdekjen e mbretit të Tajlandës: Bota humbi një udhëheqës të paqes

Më: 14 tetor 2016 Në ora: 13:30
Hashim Thaçi

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, i ka dërguar telegram ngushëllimi mbretëreshës së Tajlandës, Sirikit, për vdekjen e mbretit Bhumibol Adulyadej. Ai ka thënë se bota ka humbur një udhëheqës.

“Në emër të popullit të Republikës së Kosovës, shpreh ngushëllimet më të thella për ju, familjen mbretërore dhe popullin e Tajlandës për vdekjen e Lartmadhërisë së tij”, thuhet në telegramin e ngushëllimit të presidentit Thaçi.

Presidenti Thaçi ka thënë se mbreti i Tajlandës ka qenë një lider i respektuar në vend dhe anembanë botës për mençurinë dhe përkushtimin e tij.
 
“Bota ka humbur një udhëheqës, i cili ishte i afërt me njerëzit, një bartës i paqes, unitet dhe prosperitetit për popullin e Tajlandës dhe më gjerë”, thuhet në telegramin e presidentit Thaçi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat