Sherifi: Hashim Thaçi tha që Enver Hoxhaj është kriminel dhe ka sabotuar luftën e UÇK-së

Aktuale

Sherifi: Hashim Thaçi tha që Enver Hoxhaj është kriminel dhe ka sabotuar luftën e UÇK-së

Më: 14 tetor 2016 Në ora: 16:38
Hashim Thaçi dhe Enver Hoxhaj

Sekretari organizativ i Nismas për Kosovën, Bilall Sherifi, ka thënë se ish-kryetari i PDK-së, Hashim Thaçi kishte thënë se ministri i tanishëm i Punëve të Jashtme është kriminel dhe ka sabotuar luftëne UÇK-së.

Bilalli ishte pjesë e strukturave të larta të PDK-së, dhe ka treguar se ish-kryetari i PDK-së, tash president, Thaçi i kishte porositur që të mos të rrinin me Enver Hoxhajn, duke cituar fjalët e Thaçit se Hoxhaj kishte thënë në një moment se nëse fiton PDK-ja do të kërkonte azil në Beograd.

“Interesant është kjo historia e Thaçi, njerëzit të cilët i ka konsideruar dhe i ka shpallur shpeshherë armik në prezencë tonë, ka kërkuar që të mos rrinë me ta, sepse punojnë kundër Kosovës, kanë punuar kundër UÇK-së, kanë shpif kundër UÇK-së, në mënyrë eksplicite ka thënë të mos rrini me këtë sepse ata janë armiq të Kosovës. Tani i ka bërë, me kalimin e kohës i ka bërë bashkëpunëtorët më të afërt. Njëri nga ta është Enver Hoxhaj, Ministri i Jashtëm i Kosovës, për të cilin Hashim Thaçi na ka treguar kush është, ne nuk e kemi njohur. Ai na ka thënë Enver Hoxhaj është një njeri i cili në Vjen e ka sabotuar UÇK-në, ka punuar kundër UÇK-së, ka punuar kundër PDK-së, bile e ka thënë një citat, nuk di sa është e vërtet, ai duhet ta sqaroj këtë, se Enver Hoxhaj ka thënë se ‘po të fitoj UÇK-ja pastaj PDK-ja unë do të kërkoj azil në Beograd’. E ka thënë Hashim Thaçi, neve na e ka thënë , prandaj kërkoj ka thënë të mos rrini me atë njeri se është kriminel. Kështu e citoj qa ka thënë”, ka thënë Sherifi.

Ndiqeni videon nga minuta e 8:

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat