Adem Salihaj: Ja kush nga PDK i vrau njerëzit e LDK-së

Aktuale

Adem Salihaj: Ja kush nga PDK i vrau njerëzit e LDK-së

Më: 14 tetor 2016 Në ora: 21:14
Deputeti i LDK Adem Salihaj ka thane se asht i gatshem me deshmue per cdo gja qe din, qofte edhe ne Gjykaten Speciale.

Adem Salihaj kishte paralajmerue nji paraqitje te jashtezakonshme ne shesh ne kryeqytet.

Aty ai sot nuk foli per zhvillimet e fundit mbas letrave te Presidentit Thaci dergue Prokurorise per vrasjet politike dhe atentatin ndaj Presidentit Rugova. Ai foli per krejt dicka tjeter, por ai sonte ne Rrokum Roll foli lidhun me ato qe ne fakt ishin prite me u ndigjue nga ai ne ate paraqitje ne shesh.

Salihaj ne Televizionin Rrokum sqaroi se kishte deshire te madhe me i thane ato qe i tha ne shesh se, nji popull qe jeton ne skaj te Afganistanit dhe Pakistanit folin fjale te gjuhes shqipe. Kjo, simbas tij, asht ma e randesishme se rrethanat politike aktuale.

Adem Salihaj ka komentue ne Rrokum Roll letrat e Presidentit Thaci dergue Kryeprokurorit per zbardhjen e vrasjeve te mbasluftes dhe atentatin ndaj Presidentit Rugova.

“Une kam thane se letrat e Thacit jane thjesht nji loje, nuk ka asgja serioze dhe te sinqert aty, sepse ai nuk ka te drejt ligjore me i thane Prokurorise se kur me i nis hetimet”, tha Salihaj.

Ai thote se kjo deshmon qe Prokuroria nuk guxon me ba hetime per vrasjet, pa i thane Thaci.

“Thaci me kete deshiron me pshtue lkuren e tij, ketu e ka hallin ai, qe me pshtue nga Gjykata Speciale, ka pshtue gjithmone tue i çue njerezit e tij neper burgje. Ky asht cmimi per pshtimin e likures se tij”, thote Salihaj.

Salihaj thote se Thaci ka qene ne krye te organizimeve politike dhe ushtarake, strukturat e te cilave kane krye vrasje.

Thaci ka qene shefi, mbi te gjithe shefat tjere, thote Salihaj.

Salihaj ka thane se aktivistet e LDK’s i kane vra kundershtaret politike qe jane ne PDK, por qe munden me qene edhe ne parti tjera, sepse ata qe kane krye vrasje nuk kane ardhe nga Marsi.

Adem Salihaj ka fole per deklaratat e Hashim Thacit, i cili ka thane se dikujt ne LDK i ka pengue koalicioni i madh gjithperfshimese dhe i kane ba atentat Presidentit Rugova.

“Jam habite pamase nga kjo deklarate, une kam qene propozues per koalcionin me AAK’ne, dhe une kam marre iniciative pa dijen e Presidentit Rugova per kete, ndersa kur e kam njoftue Rugoven ai asht pajtue, por ka pase vec nji hezitim per kete se a kane me lejue nderkombetaret me ba kete”, raporton Rrokum.TV.

Disponimi i nderkombetareve ka qene per nji qeveri gjitheperfshimese, jo vec me PDK, thote Salihaj ne Rrokum Roll.

Per atentatin ndaj Presidentit Rugova, Salihaj thote se asht ba kur LDK ka qene ne qeveri me AAK, dhe vizita e Solanes ka qene gjyse ore mbasi ka ndodhe tentim atentati ndaj Presidentit Rugova.

“Nuk kam informata se Presidenti Rugova asht takue me Thacin para takimit me Solanen, nuk e besoj absolutisht”, thote ai.

Salihaj ka vlersue se LDK duhet me fole per vrasjet politike, ani pse asht ne Koalicion me PDK.

Deputeti i LDK Adem Salihaj ka thane se asht i gatshem me deshmue per cdo gja qe din, qofte edhe ne Gjykaten Speciale.

“Ajo asht Gjykate e jona sepse asht ba me ligjet tona, prandaj jam i gatshem me deshmue. Kam qene i rrezikuem gjithmone dhe jam i vendosun me thane te verteten”, raporton Rrokum.TV.

Ai thote se deri tash drejtesia kosovare nuk e ka zbardhe asnji rast te vrasjeve politike.

“Kam informata te caktueme per vrasje te caktume dhe nuk shkoj me i dorezue ne Prokurori, sepse nuk kam besim ne te, sepse mendoj qe keqperdoren”, ka thane Salihaj ne Televizionin Rrokum.

Krejt ne fund Salihaj ka thane se per Demarkacionin nuk ka dale asnji fakt qe me nderrue mendimin per kete marreveshje.

“Marreveshja nuk asht ne rregull dhe qendrimi im nuk ka ndryshue”, perfundon Salihaj.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat