Policia merr masat për dhunën e shfaqur ndaj vajzës në Rahovec

Aktuale

Policia merr masat për dhunën e shfaqur ndaj vajzës në Rahovec

Më: 15 tetor 2016 Në ora: 10:21
Ilustrim

Policia e Kosovës bënë të ditur pas ngjarjes së ndodhur me datë 13.10.2016, lidhur me dhunën e shfaqur ndaj një vajze në Rahovec, menjëherë janë ndërmarr të gjitha veprimet e nevojshme ligjore për trajtimin e këtij rasti.

Policia në konsultim me prokurorinë ka ndërmarr veprimet profesionale bazuar në fushëveprimin dhe autorizimet ligjore të saj, përderisa aspekti i trajtimit të viktimës nga aspekti social/edukativ dhe shëndetësor/mjekësor është realizuar nga autoritetet kompetente përgjegjëse.

Policia e Kosovës mbetet e përkushtuar në realizimin e detyrave zyrtare dhe konsideron se rastet e tilla të përdorimit të dhunës janë të papranueshme dhe se të gjitha veprimet policore kanë qenë dhe janë të orientuara në parandalimin e tyre si dhe marrjen e masave të menjëhershme ligjore ndaj secilit individ që përfshihet në përdorimin e dhunës apo nxitjen e saj në çfarëdo forme.

Policia gjithashtu, inkurajon të gjithë qytetarët që rastet e tilla të raportohen me kohë tek organet kompetente në mënyrë që të veprohet në aspektin parandalues dhe rastet e tilla të mos përsëriten./BS/

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat