Ish-Presidentja Jahjaga i bën thirrje drejtësisë të veprojë ndaj rasteve si të 16 vjeçares

Aktuale

Ish-Presidentja Jahjaga i bën thirrje drejtësisë të veprojë ndaj rasteve si të 16 vjeçares

Më: 15 tetor 2016 Në ora: 11:30
Atifete Jahjaga

Ish presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, ka reaguar rreth rrahjes së një vajze 16 vjeçare në Rahovec. Ajo u bëri thirrje organeve të drejtësisë që të mos neglizhojnë raste të tilla.

“U tmerrova kur pash një incizim që po tregonte një vajzë të re tek po rrahej brutalisht nga disa persona të moshës madhore në Rahovec të Kosovës.

Sulmet dhe keqtrajtimet e fëmijëve tanë janë të papranueshme!

Organet e drejtësisë nuk bën ta neglizhojnë këtë rast, por duhet ta trajtojnë menjëherë për t’i vendosur kryesit e kësaj vepre qyqare para drejtësisë!”, ka shkruar ish-Presidentja në facebook. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat