Kadaj: Vullneti i aktivistëve më i fuqishëm se armata e prontove

Aktuale

Kadaj: Vullneti i aktivistëve më i fuqishëm se armata e prontove

Më: 15 tetor 2016 Në ora: 12:01

Aktivistë të Lëvizjes Vetëvendosje dhe familjarë të aktivistëve të arrestuar, gjatë ditës së sotme qëndruan pranë burgut të Lipjanit, duke bërë thirrje për lirimin e aktivistëve të burgosur, Atdhe Arifi, Astrit Dehari dhe Egzon Haliti.

Me këtë rast mbajtën fjalime edhe deputetja Donika Kadaj dhe Sami Kurteshi.

Sipas Kadaj, studentët guximtarë po persekutohen përmes proceseve të montuara politike, përderisa theksoi që mendjet dhe vullneti i aktivistëve janë më të fuqishme sesa e tërë armata e prontove dhe vartëseve të tyre.

Ndërsa Vetëvendosje cilëson dënimin e gjashtë aktivistëve si të padrejtë, përderisa bën thirrje për lirimin e tyre.

“Sot janë bërë 47 ditë të vuajtura prej 6 aktivistëve. Ky dënim është i padrejtë. Ata po i vuajnë pasojat e shtetit autoritar e të kapur i cili përmes metodave policore ka montuar këtë rast për gjashtë aktivistë të pafajshëm. Ata janë në burg pa asnjë provë e as fakt. Ne do të kërkojmë pareshtur drejtësi deri në çmontimin e këtij rasti dhe vendosjen e drejtësisë për këtë rast. Liri dhe drejtësi do të jenë thirrjet tona të vazhdueshme deri sa të lirohen këta aktivistë që po mbahen padrejtësisht” shkruan Vetëvendosje.

Image
Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat