Protestuesit: Dhuna nuk arsyetohet, vetëm ndëshkohet

Aktuale

Protestuesit: Dhuna nuk arsyetohet, vetëm ndëshkohet

Më: 15 tetor 2016 Në ora: 12:33
Pamje nga marshi protestues

(E plotësuar) - Është zhvilluar marshi protestues kundër dhunës që iu bërë vajzës nga Rahoveci nga xhaxhai i saj.

Marshi protestues është organizuar nga Rrjeti i Grupit të Grave të Kosovës dhe fillojë në sheshin “Zahir Pajaziti”, për të vazhduar para Qeverisë së Kosovës, ku edhe kanë vendosur disa pankarta.

Mbishkrimet e pankartave ishin “Nuk edukohet përmes dhunës”;“Dhuna nuk arsyetohet vetëm ndëshkohet”;”Boll”; “Cila është viktima e radhës”.

Ministrja e Drejtësisë, Dhurata Hoxha, tha se duhet të kemi bashkërendim institucional dhe të bëjmë parandalim e dhunës në çfarëdo forme qoftë ajo. Ajo ka shprehur indinjatën e saj për rastin e dhunës ndaj vajzës së Rahovecit, duke shtuar se do ta përkrah çdo nisëm që e parandalon dhe dënon dhunën.

Hoxha:Duhet të marrim të gjitha hapat krahas ligjit për të dënuar dhunën

“Jemi para të finalizimit të strategjisë që parandalon dhunën në familje, këto dy dokumente,  kodi i cili duhet të kalohet edhe në Kuvendin e Republikës së Kosovës, por edhe strategjia e cila duhet të kalohet edhe në qeveri presim se do ta përmirësojnë dukshëm, ta parandalojnë por gjithashtu edhe të gjitha institucionet të kemi bashkërendim institucional për parandalimin e dhunës në çfarëdo forme qoftë. Unë personalisht do të jem e përkushtuar edhe do të përkrahi çdo nismë që parandalon por edhe dënon dhunën ndaj të miturve, ndaj grave dhe me këtë rast dua të shpreh indinjatën time të thellë dhe të kërkojë edhe nga institucionet që ti marrin të gjitha hapat krahas ligjit për të dënuar dhe shpresojmë që raste të tilla të mos na ndodhin më”, tha Hoxha.

Në anën tjetër, Vesa Luzha nga Shoqëria Civile, tha se është shqetësuese se si ka ndodhë rrahja e vajzës nga Rahoveci para shkollës dhe nuk ka pas asnjë reagim të shpejtë në kohë, as nga institucionet dhe as nga qytetarët.

Ajo theksoi se përveç se viktima nuk është larguar nga ambienti i dhunës, organet kompetente në të kundërtën janë munduar ta arsyetojnë këtë.

Luzha: Është shqetësuese se si jemi bërë imun ndaj dhunës

“Në vend se me pas një reagim shumë shpejtë të organeve sipas disa procedurave që i kanë, ndodh dhuna e hekë ata që është i dhunuar prej ambientit edhe e largon prej kryerësve të dhunës, kjo le që s’ka ndodhë por u munduan edhe me arsyetuar rastin, jo mos e boni të madhe jo, plus edhe nëna e arsyeton. Kjo në fund të fundit është për t’u çudit me thanë në çfarë kohe ne po jetojnë, a qysh po i rrisim këta fëmijë. Jemi bo imun për çdo send , asgjë më nuk po na bënë përshtypje, krejt na u doket normale, kjo është shqetësuese. Mosreagimi me kohë i institucioneve por edhe mosreagimi i qytetarëve... Me pa kaq shumë njerëz në qytet edhe mos me qenë sensitiv vetë njerëzit që kanë fëmijë në fund të fundit... kjo nuk është as politikë... thjeshtë qatë dhunë mos me lejuar”, tha Luzha.

Protesta pritët të vazhdojë edhe të hënën në po të njëjtën orë, qëllimi i të cilës sipas Rrjetit të Grave të Kosovës është që t'i kundërpërgjigjen normave të patriarkatit, dhe dhunës së ushtruar ndaj viktimave.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat