Bujar Bukoshi bëhet Këshilltar i Zëvendëskryetarit të PDK’së

Aktuale

Bujar Bukoshi bëhet Këshilltar i Zëvendëskryetarit të PDK’së

Më: 15 tetor 2016 Në ora: 12:56
Bujar Bukoshi

Ish-Kryeministri në Ekzil, Bujar Bukoshi do të jetë Këshilltar i Zëvendëskryetarit të PDK’së, Enver Hoxhaj. Këtë e ka bërë të ditur Ministri i Jashtëm. Vetëm ka konfirmuar se Bukoshi do të jetë Këshilltar i Lartë i tij në Ministrinë e Jashtme.

Pasi dështuan ta emërojnë në diplomaci, PDK është kujdesur t’i bëjë vend Bujar Bukoshit në Qeveri. Kanë vendosur ta dërgojnë në pozitën e Këshilltarit të Lartë të Zëvendëskryetarit  të PDK’së, Enver Hoxhaj.

Ministri i Jashtëm, Enver Hoxhaj, ka deklaruar se Bukoshin e ka emëruar këshilltar të Lartë.

“Po, këshilltar i lartë është Bujar Bukoshi tek unë”, ka thënë Hoxhaj.

Ndërkohë, edhe Hashim Thaçi sa ishte Ministër i Jashtëm kishte nisur procedurat për ta rehatuar  Bukoshin në diplomaci. E pati propozuar për Ambsador të Rangut të Lartë “Ambasador at large”.

Ve Bukoshi në një deklaratë për Express, në maj të vitit 2015, pati konfirmuar se ishte intervistuar nga Komisioni Parlamentar, për t’u propozuar pastaj për emërim te Presidentja. Mirëpo, kjo procedurë ka dështuar.

Bujar Bukoshi ka qenë Kryeministër i Kosovës në Ekzil derisa ka qenë udhëheqës i Fondit të 3 Përqindëshit. Pas luftës i kishte prishur raportet me Ibrahim Rugovën dhe pati themeluar Partinë e Re të Kosovës, me të cilën pati dështuar.

Pastaj, në vitin 2009 bashkë m djalin e Rugovës pati themeluar Listën “Dr. Ibrahim Rugova”, me të cilën patën arritur koalicion me PDK’në. Në këtë koalicion Bukoshi ka shërbyer i Zëvendëskryeministër i Hashim Thaçit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat