Shoqata "Çamëria" Kosovë më qendër në Prishtinë

Aktuale

Shoqata "Çamëria" Kosovë më qendër në Prishtinë

Më: 15 tetor 2016 Në ora: 16:34
ÇAMËRIA

Pas shumë aktiviteteve të Shoqatës "ÇAMËRIA" Kosovë , në organizimin dhe formimin e Degëve nëpër Komunat e Kosovës në të cilen u mirpriten nga intelektual,student,qytetar dhe aktivist të ndryeshëm të cilën dhanë kontribut të çmuar në konsilodimin tonë dhe në rrugën drejtë sensibilizimit të çështjes çame brenda dhe jashtë atëdheut.Si rezultat i kësaj, kryetari i Shoqatës z.Nexhmi Muçiqi vendosi që një  delegacion i kryesisë së Shoqatë "ÇAMËRIA"Kosovë u nis në Vlorë për t'i kordinuar punët në Shoqatën nga Vlora në mënyrë qe të vendoset për hapat e mëtejmë, duke marrë parasyshë se çështja çame kërkonë një zgjidhje të drejt dhe të arsyeshme.

Delegacioni nga Kosova i prinë këshillëtari permanent i kryesisë së Shoqatës z.Avdi Gashi,sekretari organizativ doktoranti në UP-së PhD.Mustafë Haziri , nënkryetarja e dytë znj.Elmaze Mulaku dhe anëtari i kryesisë z. Blerim Mala. 

   Konsideroj se delegacioni i jonë do te paraqes eksperiencen tonë si kruesi në aktivitete te zhvilluara që nga themelimi i saj e deri më sot.Kryesia e Shoqatës "ÇAMËRIA" Kosovë me qender në Prishtinëm përcjell me vëmendje zhvillimet politike brenda dhe jasht atëdheut në lidhje me çështjen çame dhe me seriozitet dhe vendosmëri përkrah dosjen çame dhe aktivitetin e keshillit Nderkomtar Te Shoqates Demokratike Çameria , si dhe  deklaraten e komisionerit të BE-së Hanë dhe kundershton me forcë viziten e kryeparlamentarit të Shqipërisë Ilir Meta në Greqi dhe qëndrimin vazal dhe të pa pranueshem për çështjen çame.Shoqata "ÇAMËRIA" Kosovë do të jetë e vendosur me përkrahjen e çështjes çame deri në zgjidhjen e saj përfundimtare dhe po punon në drejtim të Bashkimit të të gjitha trojeve shqiptare. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat