Italia vazhdon misionin në KFOR

Aktuale

Italia vazhdon misionin në KFOR

Më: 16 tetor 2016 Në ora: 00:27
Sergio Mattarella

Presidenti i Italisë, Sergio Mattarella, ka konfirmuar se misioni ushtarak i shtetit të tij në kuadër të KFOR-it do të vazhdojë.

Këto komente, Mattarella i bëri gjatë një fjalimi në shkollën ndërkombëtare ushtarake “NATO Defense College”, para Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg.

“Ushtria italiane do të vazhdojë të qëndrojë në misionet e saja në Kosovë dhe Afganistan”, theksoi Mattarella.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat