Ahmeti nuk e di nëse do të rrënohet apo legalizohet objekti i Kishës

Aktuale

Ahmeti nuk e di nëse do të rrënohet apo legalizohet objekti i Kishës

Më: 16 tetor 2016 Në ora: 13:41
Shpend Ahmeti

Kryetari i komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka thënë se veprimet e komunës për ndaljen e punimeve në objektin e kishës brenda hapësirës së Universitetit të Prishtinës, janë ligjore.

Sipas tij, aksioni i inspektorëve komunalë është ndërmarrë pas thirrjeve të shumta që kanë pranuar nga qytetarët se, siç u shpreh, “në të ashtuquajturën kishë” po zhvillohen punime.

“I kam dërguar letër menjëherë qeverisë, përkatësisht ministrisë së ambientit e planifikimit hapësinor  dhe i kam pyetur a është objekt i mbrojtur i trashëgimisë së veçantë kulturore apo zonë e mbrojtur. Ata ma kanë kthyer përgjigjen dhe kanë thënë se as nuk është zonë e mbrojtur as objekt i trashëgimisë, prandaj vlejnë ligjet e ndërtimit dhe komuna është e obliguar t’i zbatojë”, ka thënë Ahmeti në një intervistë për RTK 3.

Ai ka shtuar se kur dikush nuk ka leje nuk mund të punojë, pavarësisht për kë bëhet fjalë. “Kemi dërguar inspeksionin atje dhe na është thënë se vetëm po pastrojnë. Por kur kemi hyrë brenda objektit kemi parë se nuk është punë pastrimi, por po i lyejnë muret, kanë vendosur dyer e dritare. Prandaj u kemi thënë të stopojnë punimet sepse nuk kanë leje”, ka potencuar Ahmeti.

Kryetari i Prishtinës ka thënë se vazhdimisht i kanë bërë thirrje Kishës Ortodokse Serbe dhe Sava Janjiqit që të respektojë ligjin për legalizimin e objekteve të Kosovës, sipas të cilit çdo objekt i ndërtuar pa leje duhet të aplikojë për legalizim.

“Por ata nuk kanë dashur të komunikojnë sepse nuk e njohin Republikën e Kosovës”, ka thënë Ahmeti. Ai ka insistuar se duhet të ndiqet procedura, pavarësisht nëse i jepet leja për ndërtim ose jo.

Teksa ka folur për historinë e kësaj kishte, Ahmeti ka kujtuar se ndërtimi i saj është bërë nën masa të dhunshme në vitin 1992. Sipas tij, kur i janë marrë të gjitha kompetencat Kuvendit të Kos.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat