Vetëvendosje, dëgjim publik për Ligjin për fondet pensionale

Aktuale

Vetëvendosje, dëgjim publik për Ligjin për fondet pensionale

Më: 16 tetor 2016 Në ora: 20:21
Ilustrim

Grupi Parlamentar i Lëvizjes Vetëvendosje do të organizojë nesër një dëgjim publik lidhur me Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e ligjit për fondet pensionale të Kosovës.

Sipas njoftimit nga Lëvizja Vetëvendosje dëgjimi publik do të mbahet në ndërtesën e Kuvendit të Republikës së Kosovës.

 Në njoftim bëhet e ditur se për këtë çështje nga Lëvizja Vetëvendosje do të flasin Besnik Bislimi, Dardan Sejdiu,  Faton Topalli, ndërsa dëgjimin publik  do ta moderojë deputetja Shqipe Pantina.  Dëgjimi publik organizohet sot duke filluar nga ora 11:00.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat