Familjarëve të të pagjeturve u ndalen pensionet

Aktuale

Familjarëve të të pagjeturve u ndalen pensionet

Më: 16 tetor 2016 Në ora: 20:48
Ilustrim

Familjarëve të personave të zhdukur gjatë luftës u janë ndalur përfitimet nga skema pensionale.

Sipas tyre, me këtë vendim është bërë një shkelje e rëndë ndaj familjarëve të kësaj kategorie të shoqërisë kosovare.

Për ta, ky vendim është i papranueshëm dhe si i tillë është marrë nga Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale, pa dijeninë e tyre.

Bajram Çerkinaj thotë se shuma simbolike që ai e ka pranuar si skemë pensionale për shkak se e ka djalin e zhdukur, është ndalur pikërisht në një kohë kritike për të dhe të gjithë familjarët e tjerë.

Kryetari i komisionit Qeveritar për Persona të Pagjetur, Prenk Gjetaj, thotë se është në përkrahje të ndryshimit të Ligjit për skemat pensionale.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat