Visar Ymeri i quan “vampirë” Isa Mustafën dhe Hashim Thaçin

Aktuale

Visar Ymeri i quan “vampirë” Isa Mustafën dhe Hashim Thaçin

Më: 16 tetor 2016 Në ora: 21:20
Visar Ymeri

Kryetari i Vetëvendosjes, Visar Ymeri, duke folur në një tubim me diasporën në Bruksel, ka thënë se Asociacioni i Komunave me shumicë serbe, është minim i territorit të Kosovës nga Serbia.

Ai ka thënë se është një varësi e re e Kosovës nga Serbia. Ai ka thënë se kulmi i zhdukjes së sovranitetit të Kosovës është ‘Zajednica’.

“Zajednica  është në terma ushtarak, bazë institucionale e Serbisë brenda Kosovës që ja garanton minimin e Kosovës”, ka thënë Ymeri,

Ai ka thënë se deputetët e VV-së dhe opozitës u organizuar që ta ndalnin këtë të keqe për Kosovën.

“Deputetët e opozitës dhe të Vetëvendosjes u organizuar për ta ndalur këtë Zajednicë, ndryshe Kosova do të shndërrohej në Bosnje”, ka thënë Ymeri.

Ai ka thënë se pa rezidencën e tyre.

“Rezistenca jonë ka arrit me pengu këtë marrëveshje dhe me ndihmën e opozitës. Pa këtë rezistencë, mendoj se këto marrëveshje do të ishin realitet”, ka thënë Ymeri.

Ymeri kryeministrin Isa Mustafa dhe presidentin Hashim Thaçi i ka krahasuar me vampirë gjakpirës.

“Po bëj një analogji, e që shpesh po më kritikojnë. Isa e Hashimi janë si vampirë. Vampiri pa pi gjak njeri s’mundet me jetu, edhe këta po donë me ja pi edhe do gjak Kosovës me mbijetu, po e them në aspektin politikë”, ka thënë Ymeri.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat