Ja kush janë katër deputetët shqiptarë të parlamentit të ardhshëm malazes

Aktuale

Ja kush janë katër deputetët shqiptarë të parlamentit të ardhshëm malazes

Fitim Dika Nga Fitim Dika Më 17 tetor 2016 Në ora: 07:05
Zgjedhjet

Zgjedhjet në Malin e Zi kanë përfunduar, ku pavarësisht fitores bindëse të partisë së kryeministrit Milo Gjukanovic (PDS), krijimi i qeverisë së ardhshme shihet plot tensione, pasi ai nuk ka shumicën, shkruan botasot.info.

Po kush janë deputetët shqiptarë në parlamentin me 81 ulëse?

I pari është Genci Nimanbegu që ishte i pari në listën e koalicionit “Shqiptarët e vendosur”, i dyti është Dritan Abazovic nga koalicioni “Çelësi” që fitoi nëntë deputetë, ndërsa ai ishte i rënditur i teti. Me çrast, Abazovic është kundër anëtarësimit të Malit të Zi në NATO. Në partinë e Milo Gjukanovicit, PDS, kanë arritur të fitojnë sëpaku dy shqiptarë Halil Dukovi? dhe Luigj Ljubo Shkreli.

Si çdoherë shqiptarët ishin të ndarë edhe në këto zgjedhje, pavarësisht publikimit të disa lajmeve se më në fund shqiptarët ishin bashkuar në një koalicion të vetëm, ata ishin tre koalicione ("Shqiptarët e vendosur", "Me një qëllim", "Lista e Lidhjes Demokratike të Shqiptarëve")./Bota sot

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat