Partia serbe: Shqiptarë mendoni, është në pyetje stabiliteti i Malit të Zi

Aktuale

Partia serbe: Shqiptarë mendoni, është në pyetje stabiliteti i Malit të Zi

Fitim Dika Nga Fitim Dika Më 17 tetor 2016 Në ora: 07:07
Partia serbe

Kryetari i partisë Fronti Demokratik, Andrija Mandic ka ftuar partitë minoritare që të mos bashkëpunojnë me të korruptuarin Milo Gjukanovic (DPS) dhe të mendojnë se kjo mund të sjellë destabilizimin e vendit. Sipas tij opozitarët mund të krijojnë qeveri, pasi kanë 41 deputetë.

“Ftoj partitë minoritare të mendojnë, pasi ky rezultat historik nuk duhet të sjellë një eskalim të krizës politike,” tha ai, shkruan botasot.info lajmin e mediave malazeze. “Për interes të Malit të Zi ftoj në një zgjidhje demokratike, pasi ndryshe kërcënohet stabiliteti.”

Me partitë minoritare nënkuptohet boshnjakët, kroatët dhe shqiptarët që kanë fituar katër deputetë dhe që historikisht dhe ideologjikisht qëndrojnë më afër partisë së Gjukanovicit./Bota sot

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat