Gjuriq ankohet në qëndrimin e Bashkësisë Ndërkombëtare

Aktuale

Gjuriq ankohet në qëndrimin e Bashkësisë Ndërkombëtare

Më: 17 tetor 2016 Në ora: 12:30
Marko Gjuriq

Drejtori i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq, ka deklaruar se është e palejueshme që raporti i Edita Tahirit për zbatimin e marrëveshjes së Brukselit është futur në kornizën e bisedimeve për kapitullin 35.

“Kur mora kornizën negociuese për Kapitullin 35, pashë se për fat të keq po thoshte të vërtetën. Është turp”, pohoi Gjuriq, në seancën e Komitetit për Kosovë”.

Ai i është drejtuar bashkësisë ndërkombëtare duke pohuar se Serbia e ka negociatoren e saj për anëtarësim në Bashkimin Europian dhe ajo është Ministrja për Integrim Europian e Serbisë, Jadranka Joksimoviq e jo Edita Tahiri.

Gjuriq shtoi se “separatizmi në Kosovë ka hyrë në një fazë të re të rrezikshme, që do të thotë plaçkitje dhe konfiskim i pasurisë”.

Autoritetet e Prishtinës, tha ai, “janë duke bërë konfiskimin e pronës serbe, ndërsa komuniteti ndërkombëtar po qëndron i heshtur”.

Sipas Gjuriq, Qeveria serbe është qartazi e angazhuar për të gjetur zgjidhje në mënyrë paqësore dhe përmes dialogut, por në javët e fundit ka gjithnjë e më e qartë se Prishtina dhe bashkësia ndërkombëtare janë duke u përpjekur që ta përdorin dialogun, jo për të normalizuar marrëdhëniet, por si një platformë për imponim të qëndrimit për ta njohur pavarësinë e Kosovës.

“Unë nuk do të detyrojë Serbinë ta pranojë pavarësinë e Kosovës të shpallur në mënyrë të njëanshme”, pohoi Gjuriq, shkruan media.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat