"Harem dhe ngacmime seksuale në Komunën e Fushë-Kosovës"

Aktuale

"Harem dhe ngacmime seksuale në Komunën e Fushë-Kosovës"

Diana Bunjaku Nga Diana Bunjaku Më 17 tetor 2016 Në ora: 16:01
Komua e Fushë -Kosovës

“Kjo komunë është në fakt një harem, përbrenda të veprimtaria e ngacmimi seksual është himni, që i paraprinë zhvatjes së organizuar të përftimeve të pista nga dhënia e dokumentit më të thjeshte, tek zhvatja nga shpërndarja e donacioneve bujqësore-industriale, mbjellja e luleve nëpër qytezë, ndihmat kalkulative sociale, e deri te keqpërdorimet skandaloze urbanistike, me lejet korruptive urbanistike që kanë shkelur plani urbanistik me qindra ndërtime korruptive nga të cilat është krijuar kaosi ndërtimor, që me rastin e tërmeteve mesatare, Fushë Kosova ka për të qenë varrezë masive”, ka thënë  Skënder Zogaj.

Klasa politike në Kosovë, duhet ta kuptojë njëherë e përgjithmonë se shteti u takon qytetareve dhe ata janë vetëm shërbyes të tyre.  Kështu, vlerësojnë analistët politikë. Sipas tyre,  është koha që partitë politike të këndellen dhe të analizojnë strukturat e veta, duke i pastruar ato, sepse shteti i takon qytetarëve dhe politikanët janë shërbyesit e tyre dhe në këtë mënyrë,  qytetarët duhet të mos i nënshtrohen krimit dhe korrupsionit, por ta denoncojnë dhe ta ndëshkojnë që në zgjedhjet e para që do vijnë. 

Ata pohojnë, se partitë politike ekzistuese, pasi po marrin pushtetin qoftë në nivelin lokal apo atë qendror po sillen me qytetarë thuajse janë pashallarë, shefa dhe sundues te këtij populli.  Skender Zogaj, analist politik ka pohuar, se klasa politike e Kosovës për fatin e keq të qytetarëve të Kosovës, është bërë damka më e zezë e shoqërisë aktuale, sepse spektri i partive politike ka degjeneruar pafundësisht, nga infiltrimi i të gjitha llojeve të rezilëve dhe më horrave, instinkti i të cilëve ushqehet nga përfitimi përmes krimit të organizuar, korrupsionit, mashtrimit, hajnisë, prostitucionit.

(Tekstin e plotë mund ta lexoni të Marten në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot”)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat