Hoxhaj vizitë zyrtare në Suedi

Aktuale

Hoxhaj vizitë zyrtare në Suedi

Më: 17 tetor 2016 Në ora: 16:25
Enver Hoxhaj

Ministri i Punëve të Jashtme të  Republikës së Kosovës, Enver Hoxhaj,a udhëtoi për vizitë zyrtare në Suedi.

Kryediplomati Hoxhaj do të takohet me homologen suedeze, Margot Wallström, me të cilën do të diskutojnë për avancimin e marrëdhënieve ndërmjet dy shteteve.

Në këtë drejtim ministri Hoxhaj pritet të kërkojë nga Wallström, vazhdimin e përkrahjes për Kosovën në fushat që kanë objektiv përshpejtimin e procesit integrues në strukturat euro-atlantike, pasi që Suedia është një nga shtetet e shumta që e ka mbështetur Kosovën në sektorë të rëndësishëm si, në zhvillimin e arsimit, mjedis dhe klimë, në qeverisjen demokratike dhe në respektimin e të drejtave të njeriut.

Ministri Hoxhaj gjatë vizitës zyrtare do të ketë takime edhe me përfaqësues të Komisionit për Punë të Jashtme, të cilët gjithashtu do t’i njoftojë me përkushtimin e institucioneve të Kosovës për të përmbushur obligimet institucionale me qëllim integrimin e vendit në BE.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat