Zafir Berisha: Thaçi - Mustafa po sillen me Kosovën si çifligarë

Aktuale

Zafir Berisha: Thaçi - Mustafa po sillen me Kosovën si çifligarë

Më: 17 tetor 2016 Në ora: 19:52
Zafir Berisha

Deputeti i Nisma-s për Kosovën, Zafir Berisha ka akuzuar Presidentin e vendit, Hashim Thaçi dhe kryeministrin Isa Mustafa, se po sillen me Kosovën si çifligarë.

Berisha e bëri këtë komente në faqen e tij të rrjetit social Facebook, të cilin mund ta lexoni në vazhdim: 

Dyshja e papërgjegjshme /Thaçi-Mustafa/ me Kosovën po sillen si çifligarë! Kosova është pronë e gjithë qytetarëve që jetojnë këtu e jo pashallëk i çifligarëve të mentalitetit mesjetar, të cilët sillen me fatin e vendit dhe qytetarëve sikurse ta kenë trashëgimi private nga baballarët e tyre. Kriza social-ekonomike që ka përfshi vendin dhe që po rezulton me një krizë të thellë morale në shoqëri, po bëhet e papërballueshme nga qytetarët dhe po reflekton direkt në harmoninë dhe mirëqenën e familjeve tona si bërthamë e shtetit. Papunësia, gjenda e rëndë në arsim e shëndetësi, mungesa e vizionit për një zhvillim të qëndrueshëm ekonomik dhe dominanca e nepotizmit dhe krimit të organizuar në institucione, janë disa nga shkaktarët që e rendojnë jetën normale në Kosovë. Gjetja e një terapie për kurim të fenomeneve negative në shoqëri, është nevojë urgjente para se të bëhet vonë...  Popullore, gjithë qysh bëhet shteti vetëm kështu jo. 

Zafa

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat