Gjuriq e pranon për herë të parë: Raporti i Edita Tahirit pjesë e negociatave të Serbisë me BE-në

Aktuale

Gjuriq e pranon për herë të parë: Raporti i Edita Tahirit pjesë e negociatave të Serbisë me BE-në

Më: 17 tetor 2016 Në ora: 22:22
Marko Gjuriq

Komisioni parlamentar serb për Kosovën ka mbështetur vendimin e Qeverisë së Serbisë për ta “anuluar” vendimin e institucioneve të Kosovës lidhur me Kombinatin Trepça.

“E inkurajojmë qeverinë dhe ekipin tonë negociator që vazhdojë që në dialogun e Brukselit të insistojnë në zgjedhjet që nuk do të mundojnë krijimin e precedentit për marrjen e shtetit, subjekteve private dhe pasurisë në Kosovë”, thuhet në konkluzat e këtij Komisioni.

Komisioni ndanë mendimin e qeverisë që pasuria duhet të jetë temë e veçantë e dialogut ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës në Bruksel.

Gjithashtu, ky komision mbështetë edhe ekipin negociator në kuadër të dialogut për telekomunikacionin dhe “mbrojtjes së interesave të Telekomit serb dhe popullit serb në Kosovë”.

Po ashtu në këtë konkluza thuhet se formimi sa më i shpejt i Asociacionit të Komunave me shumicë serbe nënkupton edhe qëndrimin e popullit serb në Kosovë.

Drejtori i Zyrës për Kosovën, Marko Gjuriq ka thënë se është e pamundur që raporti i ministres Edita Tahiri për implementimin e Marrëveshjes së Brukselit të futet si pjesë negociatore në kuadër të Kapitullit 35 të negociatave të Serbisë për anëtarësim në BE.

Gjuriq ka thënë se është tronditur kur ka dëgjuar se ajo me këtë krenohet dhe se është vërtetuar se për fat të keq kjo është e vërtetë.

Ai ju ka thënë përfaqësuesve të bashkësisë ndërkombëtare se Serbia i ka negociatorët e vet për anëtarësim në BE dhe se ajo është ministrja serbe për integrime evropiane, Jadranka Joksimoviq, e jo Edita Tahiri. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat