“Thaçi në një formë kërkoi falje për viktimat, Serbia asnjëherë nuk e ka bërë këtë”

Aktuale

“Thaçi në një formë kërkoi falje për viktimat, Serbia asnjëherë nuk e ka bërë këtë”

Më: 17 tetor 2016 Në ora: 23:24
Hashim Thaçi

Analistët Petrit Zogaj dhe Astrit Gashi kanë shprehur qëndrimet e tyre pro dhe kundër deklaratave të kryeministrit Edi Rama të bëra në Serbi.

“Ne kemi kërkuar falje në cilësinë e Thaçit i cili ka shkuar në disa lokalitete ku ka viktima të popullsisë serbe por kjo nuk ja mohon faktin që ka shku dhe ka kërkuar falje”, ka thënë Zogaj.

“Ka kërkuar dënime të krimeve dhe asnjë lider serb nuk e ka bërë një gjë të tillë”.

“Për Ramën është dashur të jetë e pranueshme si deklaratë me përmend një gjë të tillë në Beograd”.

“Duhet me ja bë të çartë Ramës që Serbia është e pa-gatshme që të kërkojë falje”.

“Cilido veprim i Edi Ramës që tenton me anashkalu shtetin e Kosovës, është antishqiptarizmi më i madh”.

Ndërsa Gashi ka thënë se “Rama nuk ka të drejtë të negociojë asgjë me Serbinë kur Kosova nuk është e pranishme”.

“Një kërkesë e tillë e qet Kosovën të pafuqishme”.

“Shqipëria dhe Kosova duhet me pas qëndrime të barabarta”.

“Ne duhet t’i kryejmë vet gjërat dhe nuk po pres që Shqipërisë të bëjë kërkesën për kërkimfalje”.

“Pse duhet me na ndihmu Shqipëria”.

“Ne nuk duhet të presim nga Shqipëria që të na trajtojnë si fëmijë”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat