Gjykata Speciale, tronditje jo vetëm për PDK-në!

Aktuale

Gjykata Speciale, tronditje jo vetëm për PDK-në!

Diana Bunjaku Nga Diana Bunjaku Më 18 tetor 2016 Në ora: 08:40
Foto ilustrim nga "Bota sot"

Mentor Tahiri politolog ka pohuar se bazuar në atë çfarë spekulohet, po që diku ka ndonjë bazë burimi, akuzat e Gjykatës Speciale do të godasin kuadro në shumë prej partive politike në Kosovë.

Kanë kaluar 17 vite që nga përfundimi i luftës në Kosovë dhe gjithë ambienti politik, ekonomik dhe shoqëror në Kosovë, është i ndërtuar mbi premisa të “meritave” të luftës. Mbi këto premisa në Kosovë janë imponuar edhe shtresëzimet sociale dhe forca financiare e klaneve familjare, për të cilat klane, ndryshimet politike të mundshme nuk paraqesin ndonjë brengë.

Njohësit e çështjeve politike kanë vlerësuar se akuzat e mundshme të Gjykatës Speciale ndaj ish udhëheqësve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, e më vonë udhëheqës së PDK-së, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Agim Çeku e Azem Syla, ku në opinion qarkullon se do të jenë të akuzuar, mund ta tronditin PDK-në, dhe natyrisht se kjo do të ndikojë tek kjo parti.

Sipas tyre, në historinë moderne ky do të jetë rasti i parë, kur para një gjykate ndërkombëtarë do te dalin përfaqësuesit e një organizate politiko-ushtarake me karakter çlirimtar.

Mentor Tahiri politolog ka pohuar se bazuar në atë çfarë spekulohet, po që diku ka ndonjë bazë burimi, akuzat e Gjykatës Speciale do të godasin kuadro në shumë prej partive politike në Kosovë.

Sipas tij, duke qenë kështu, skena politike në Kosovë do të përjetojë një ndryshim sa i përket pushtetit të individëve brenda partive, por jo shumë thelbësorë sa të mund të ndryshohet përkrahja elektorale e partive të caktuara.

“Edhe arrestimet e deritanishme, përfshirë edhe vendimet efektive me burg të cilat u janë shqiptuar disa prej bartësve institucional kryesisht të nivelit lokal, nuk kanë ndryshuar kuotat e partive në raport me zgjedhjet paraprake. Gjithsesi, efektet e Gjykatës Speciale çfarëdo qofshin, paraprakisht janë të humbur si konceptin kohor ashtu edhe efektin politik. Komuniteti ndërkombëtarë ka bërë qëllimisht kompromise joparimore me skemën politike të Kosovës", ka thënë Tahiri.

Ai ka pohuar se që nga përfundimi i luftës në Kosovë dhe gjithë ambienti politik, ekonomik dhe shoqëror në Kosovë, është i ndërtuar mbi premisa të “meritave” të luftës.

“Mbi këto premisa në Kosovë janë imponuar edhe shtresëzimet sociale dhe forca financiare e klaneve familjare, për të cilat klane, ndryshimet politike të mundshme nuk paraqesin ndonjë brengë”, ka shtuar politologu Tahiri.

Sadri Ramabaja njohës i çështjeve politikë ka thënë se Gjykata Speciale në fakt do ta tronditë opinionin tonë dhe kombin.

Ai ka thënë se në historinë moderne ky do të jetë rasti i parë, kur para një gjykate ndërkombëtarë do të dalin përfaqësuesit e një Organizate politiko-ushtarake me karakter thellësisht çlirimtar.

“Fundja ata që kishin ushtruar pucin brenda UÇK parmes Drejtorisë Politike duke futur nën kontroll madje edhe pjesën më të madhe te Fondit Vendlindja thërret, duke sabotuar UÇK, nuk meritojnë fund më të mirë. Një shkërmojë e PDK-së do të ishte fundi logjik më i mëtutjeshëm Po të vepronte drejtësia tek ne, një fund te ngjashëm do ta kishin të gjithë ata që bënë veprime të tilla", ka thënë Ramabaja.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat