Murtezaj në Washington merr përkrahje për forcimin e shtetësisë së Kosovës

Aktuale

Murtezaj në Washington merr përkrahje për forcimin e shtetësisë së Kosovës

Më: 18 tetor 2016 Në ora: 09:59
Valon Murtezaj, Tracey Ann Jacobson, Vlora ?itaku

Zëvendësministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Kosovës, Valon Murtezaj, gjatë qëndrimit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, është pritur nga zyrtarë të lartë të Departamentit Amerikan të Shtetit në Washington, D.C.

Me këtë rast, zëvendësministri Murtezaj, i shoqëruar nga ambasadorja e Kosovës në Shtetet e Bashkuara, Vlora ?itaku, ka takuar ambasadoren Tracey Ann Jacobson, zëvendës-asistente kryesore e Sekretarit Amerikan të Shtetit dhe Matthew Palmer, drejtor i zyrës për çështje të Evropës qendrore dhe jugore.

Duke falënderuar Shtetet e Bashkuara për përkrahjen e ofruar Kosovës, zëvendësministri Murtezaj i ka njoftuar zyrtarët amerikanë për progresin, sfidat dhe zhvillimet e gjithëmbarshme në Kosovë.

Murtezaj ka shprehur përkushtimin e fuqishëm të institucioneve të vendit për t’i bërë të gjitha reformat e nevojshme, duke theksuar se Kosova rrugën e saj do ta bëjë gjithmonë bashkë me Shtetet e Bashkuara.

Në anën tjetër, zyrtarët amerikanë e siguruan zëvendësministrin Murtezaj se Kosova do ta ketë gjithmonë përkrahjen Shteteve të Bashkuara në ndërtimin e shtetësisë së saj. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat