Srpska e dërgon në Kushtetuese edhe Ligjin për Investime

Aktuale

Srpska e dërgon në Kushtetuese edhe Ligjin për Investime

Më: 18 tetor 2016 Në ora: 10:43
Lista Serbe

Lista Serbe do të dërgojë sot ankesë në Gjykatën Kushtetuese të Kosovës për Ligjin e Investimeve Strategjike.

Ky ligj u miratua në seancën e javës së kaluar të Kuvendit të Kosovës, raportojnë mediat serbe.

Siç është paralajmëruar, ankesa do të dorëzohet nga Kryetarii Listës Serbe, Slavko Simiqsë bashku me deputetë të tjerë serbë.

Lista Serbe gjatë javës së shkuar ka paraqitur ankesë në Gjykatën Kushtetuese edhe për Ligjin e “Trepçës”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat