BE i kërkon Serbisë ta përmirësojë raportin me Kosovën

Aktuale

BE i kërkon Serbisë ta përmirësojë raportin me Kosovën

Më: 18 tetor 2016 Në ora: 11:05
Ilustrim

Bashkimi Europian, e ka inkurajuar Serbinë që të rrite reformat kyçe në fusha si drejtësia, lufta kundër korrupsionit dhe krimi i organizuar, liria e shprehjes së mendimeve dhe po ashtu, normalizimi i raporteve me Kosovën.

Në një raport të lëshuar të hënën për prioritetet e politikës së jashtme të BE-së për vitin 2016, Federica Mogherini shefja për politikë të jashtme, ka thënë se Serbia pritet të jetë pjesë e fokusit të procesit të negociatave mbi çështjet e sundimit të ligji, shkruajnë mediat serbe.

Në raport po ashtu, thotë se Serbia në korrik të këtij viti ka hapur kapitujt negociues 23 dhe 24, që kanë të bëjnë me administrimin e shtetit të së drejtës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat