Apostolova: KE investoi 150 milionë për projekte anti-trafikim

Aktuale

Apostolova: KE investoi 150 milionë për projekte anti-trafikim

Më: 18 tetor 2016 Në ora: 12:16
Shefja e Zyrës së BE-së për Kosovë Natalya Apostolova

Shefja e Zyrës së BE-së për Kosovë Natalya Apostolova në një konferencë për shënimin e Ditës së viktimave të trafikimit, ka thënë se rreth 300 projekte anti-trafikim janë financuar me 150 milionë euro nga Komisioni Evropian.

Apostolova dhe Komisioni Evropian janë mbledhur në Vjenë për të diskutuar çështjet e trafikimit me njerëz dhe luftimin e trafikimit me njerëz i cili është prioritet në tërë botën.

“Trafikimi me njerëz është një krim i rëndë dhe shkelje e rëndë e të drejtave të njeriut, mijëra të rinj çdo vit preken nga ky fenomen”.

“Trafikantët shfrytëzojnë cenueshmërinë e personave, të varfrit, konfliktet entike e fatkeqësitë natyrore. Trafikimi është formë e skllavërimit modern, është një industri multi bilionë ku prishen ëndrrat e njerëzve. Ky fenomen e ka prekur edhe Kosovën, këtë e shohim në baza ditore, shohim lypsarë në rrugë, shohim dhunë ndaj të rinjve dhe të rejave. Ne së bashku duhet të luftojmë dhe të kemi vëmendjen drejt këtyre dhe duhet të sigurojmë që çdo viktimë të jetë një i mbijetuar i shëndoshë”.

Apostolova tha se akterët qeveritarë duhet të ofrojnë një sistem të mirë për luftimin e kësaj dukurie.

“Janë viktimat ato që kanë nevojë për ndihmën tonë. Akterët qeveritarë duhet të ofrojnë një sistem të mirë për luftimin e kësaj dukurie. Ka edhe një ndërlidhje me ofertës dhe kërkesës, ne duhet të shkojmë përtej vetëm fjalimeve duhet të veprojmë dhe duhet t’i raportojmë, nuk duhet të kemi ndjeshmëri ndaj trafikantëve dhe duhet të nxisim prokurorët dhe gjyqtarët që të kenë vëmendjen e duhur në këtë proces”.

Në këtë konferencë të pranishëm kanë qenë edhe Presidenti Hashim Thaçi, Ambasadori Greg Delawie e shumë ministra të kabinetit qeveritar si dhe personalitete nga prokuroria e gjyqësori.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat