Thaçi pranoi kredencialet e ambasadorit të parë rezident të Suedisë në Kosovë

Aktuale

Thaçi pranoi kredencialet e ambasadorit të parë rezident të Suedisë në Kosovë

Më: 18 tetor 2016 Në ora: 13:50
Hashim Thaçi dhe Henrik Nilsson

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka pranuar kredencialet e ambasadorit të parë rezidentë Mbretërisë së Suedisë në Kosovë, Henrik Nilsson.

Sipas komunikatës nga presidenca, Thaçi i ka uruar mirëseardhje ambasadorit Nilsson, duke shprehur gatishmërinë që bashkëpunimi i shkëlqyer në mes të Kosovës dhe Suedisë të thellohet dhe të zgjerohet edhe më shumë.

“Jemi mirënjohës për mbështetjen e vazhdueshme të Suedisë, për më shumë se dy dekada”, u shpreh presidenti Thaçi.

“Shpresoj që tani me prezencën e re do të zgjerojmë edhe më shumë bashkëpunimin tonë”, shtoi ai.

Nga ana tjetër, ambasadori Nilsson u shpreh i lumtur për këtë “ditë historike” në marrëdhëniet mes dy vendeve dhe për mundësinë që të shërbejë si ambasador i parë i Suedisë në Kosovë.

“Do të vazhdojmë të përkrahim Kosovën në procesin e integrimit evropian”, tha ambasadori Nilsson.

Presidenti Thaçi ia konfirmoi ambasadorit Nilsson përkrahjen e Zyrës së Presidentit për projektet e Suedisë në të mirë të Kosovës dhe tërë rajonit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat