Daut Haradinaj tallet me Policinë e Kosovës

Aktuale

Daut Haradinaj tallet me Policinë e Kosovës

Më: 18 tetor 2016 Në ora: 14:20
Daut Haradinaj

Deputeti i LVV-së, Rexhep Selimi, si anëtar i Komisionit për Punë të Brendshme, ka parashtruar disa pyetje për zëvendësdrejtorin e PK-së, gjatë raportimit të këtij të fundit para Komisionit, për arrestimin e komandatit Nehat Thaqi në Serbi.

Në fund të pyetjeve, Selimi ka uruar kthimin e shpejtë në Kosovë, në liri, të Thaqit.

Pas tij, ka qenë edhe kryesuai i këtij Komisioni, deputeti i AAK-së, Daut Haradinaj që tha se i bashkohet të njëjtit urim. Ai tutje u tall me Policinë, duke thënë se “besoj se edhe Policia i bashkohet këtij urimi, masi ma shumë nuk munden me bo”.

Ndryshe, në Komisionin për Punë të brendshme, u parashtruan pyetje për zëvendësdrejtorin e PK-së Naim Rexha, në lidhje me arrestimin e Thaqit, disa javë më parë në kufirin e Merdarës, nga autoritetet serbe. Rexha po raporton në këtë Komision në mungesë të drejtorit Shpend Maxhuni, që nuk erdhi në mbledhje.

Shumica e pyetjeve nga anëtarët e Komisionit janë të njëjta. Ato kryesisht kanë të bëjnë me atë se a kanë qenë në dijeni Policia dhe Thaqi se ka urdhërarrest ndaj tij në Serbi dhe a është dashur të njoftojë ai eprorët e tij për udhëtimin, edhe pse ka qenë udhëtim privat.

Arrestimi i Thaqit, sipas pyetjeve të anëtarëve të Komisionit, ka qenë politik, pasi ai të paktën dy herë tjera, në të kaluarën, thuhet ta ketë kaluar kufirin dhe të ketë qenë në Serbi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat