Demolli e Markusz flasin për mundësinë e bashkëpunimit në fushën e sigurisë

Aktuale

Demolli e Markusz flasin për mundësinë e bashkëpunimit në fushën e sigurisë

Më: 18 tetor 2016 Në ora: 15:26
Pamje nga takimi

Ministri i Ministrisë për Forcën e Sigurisë së Kosovës, Haki Demolli ka pritur sot në një takim zyrtar ambasadorin e Hungarisë në Kosovë, Laszlo Markusz.

Në një njoftim për media, thuhet se ministri i FSK-së, Haki Demolli ka theksuar rolin e  ambasadorit hungarez në realizimin e marrëveshjes së mirëkuptimit ndërmjet Kosovës dhe Hungarisë në fushën e sigurisë.

Ministri Demolli po ashtu shprehu dëshirën për të rritur bashkëpunimin në mes dy shteteve dhe dy ministrive përkatëse, duke e vlerësuar si shumë të rëndësishëm angazhimin dhe rolin e Hungarisë në mbështetje të agjendës sonë në Evropë.

Nga ana e tij, ambasadori i Hungarisë në Prishtinë, Laszlo Markusz,vlerësoi lart bashkëpunimin e ndërsjellë, duke u shprehur mjaft i kënaqur për thellimin e  këtij  bashkëpunimi.

Ministri Demolli dhe ambasadori hungarez Markusz gjithashtu biseduan edhe për klimën e përgjithshme politike dhe të sigurisë në dy vendet tona, si dhe për klimën politike në rajon dhe më gjerë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat