Gecaj – Abazit: Bolshevik me farmerka

Aktuale

Gecaj – Abazit: Bolshevik me farmerka

Më: 18 tetor 2016 Në ora: 15:57
Bajram Gecaj

Zëvendësministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Bajram Gecaj me anë të të një statusi në llogarinë e tij në Facebook ka reagur ndaj deklaratës së Boiken Abazit të Lëvizjes Vetëvendosje i cili ka thënë se “Nëna”  Kosovë”ka për “babë” Serbinë.

Sipas Gecajt, Abazi  “ta çon mallin e bolshevikut, majtistit ekstremist në përpjekjen për ta justifikuar qëllimin, Bojken Abazi, bojkoton të vërtetën historike, bojkoton tabanin e qëndresës shqiptare në Kosovë, për ta trilluar një sajesë antikombëtare”.

” Për më shumë, duke mos e njohur të vërtetën, ofendon me zellin partiak plotë kryeneçësi. Krejt kjo bëhet edhe më e neveritshme kur Bojkeni mundohet sajesën e tij partiake ta ambalazhoj me identitet të mirëfilltë nacional. ‘Nëna Kosovë’ është sajesë, thotë bojkotuesi i të vërtetës historike”

” Që kur i nderuari ‘bolshevik me farmerka’ po na shkojke atdhetarizmi shqiptarë me majtizmin ekstremist. Kuptoni njëherë e përgjithmonë, kjo shkollë politike ka vdekur moti në Kosovë. E kemi davaritur me ndihmën e erërave demokratike që erdhën nga bota demokratike perëndimore”

” E kemi anashkaluar deri në përçmim, me elegancë dhe largpamësi rugoviste. Ti tani, nxënës i devotshëm me shami (mendime) të kuqe rreth qafe, do ta ngjallësh këtë mendësi në Prishtinë, bile duke na u shitur patriot. ‘Unë biri yt Kosovë’ është ecja jonë vertikale në histori, është himn i qëndresës tonë të cilën xhaxhi yt, dhe shumë xhaxhallarë të tjerë si ai, nuk e përkrahën kurrë, ndërsa ti nuk e kuptove asnjëherë”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat