I paprekshmi Enver Hoxhaj

Aktuale

I paprekshmi Enver Hoxhaj

Diana Bunjaku Nga Diana Bunjaku Më 18 tetor 2016 Në ora: 16:46
Enver Hoxhaj

“Nëse dikush, i cili nuk dallohet me rezultate të caktuara, apo nuk dallohet as me kreativitet apo punë profesionale -shkencore, atëherë ngritja në karrierë ka veç një logjike, se është pjesë e klanit që sundon dhe ai do të jetë në krye,  në çfarëdo rrethane edhe përkundër problemeve të dukshme me ligjin madje”, ka thënë analisti Fadil Lepaja.

Ish-shef i sektorit ekonomik në Zyrën Civile Ndërkombëtare, Andrea Lorenzo Capussela, ditë më parë ka  thënë, se shkarkimi i ministrit të Punëve të Jashtme të Kosovës, Enver Hoxhaj, do të shërbente si akt i rëndësishëm simbolik i luftës ndaj korrupsionit në Kosovë. Sipas tij,  emërimi i Hoxhajt si Ministër i Jashtëm ka paraqitur Kosovën si një vend që nuk brengoset fare për korrupsionin endemik dhe që e ka kapluar vendin.  Kjo për shkak se sipas tij, Hoxhaj ishte i përfshirë në një skandal për ndarje pronash gjatë kohës sa ka qenë Ministër i Arsimit, ndërsa u emëruar si njeriu që do të përfaqësojë Kosovën në botë vetëm një muaj pasi EULEX-i bëri publik detajet e atij rasti.  Ndryshe Capussela ka kritikuar edhe bashkësinë ndërkombëtare, që sipas tij nuk kanë reaguar lidhur me emërimin e Hoxhajt në pozitën e kryediplomatit. Pasi sipas tij, deklaratat e ambasadorëve të shteteve të rëndësishme perëndimore për luftën ndaj korrupsionit në Kosovë janë deklarata boshe nëse nuk mbështetet me veprime konkrete.  Kjo deklaratë nga  Z. Capusella në adresë të Ministri Hoxha, ka zgjuar debate dhe interesim për të vërteten, tek njohësit e çështjeve politike.

(Tekstin e plotë mund ta lexoni të Mërkurën në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot”)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat