Rrahim Pacolli kërcënon Greqinë me luftë-do të përballesh me 17 milionë shqiptarë

Aktuale

Rrahim Pacolli kërcënon Greqinë me luftë-do të përballesh me 17 milionë shqiptarë

Më: 18 tetor 2016 Në ora: 22:36
Rrahim Pacolli

Kreu i Byrosë së Sigurimeve në Kosovë, Rrahim Pacolli e ka kërcënuar Greqinë më luftë. Ai në një status në Facebook, duke reaguar mbi deklaratat e ministrit grek Nikos Kotzias, ka thënë se Greqia mund të përballët me 17 milionë shqiptarë.

Ky është reagimi i plotë i Pacollit në Facebook:

Pasi që jam shumë emocionalisht dhe kombëtarisht i lidhur më pjesën çame, deklaratat e ministrit grek Nikos Kotzias, janë kërcënuese dhe aspak të matura. Unë vetëm dua të them së Greqia në një konflikt të mundshëm të armatosur ka të bëjë me 7 milion banorë shqiptarë në Ballkan si dhe më 9 milion të tjerë që jetojnë tash e sa kohë në Turqi e të cilët kanë pozita të larta ushtarake në armatën turke. Prandaj nëse në këtë pikë do ti referohemi luftës dhe hirit, hiri do ti mbetët Greqisë. Rr.P 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat