Veseli: Ministrat serbë shpejt do të kthehen në Qeveri

Aktuale

Veseli: Ministrat serbë shpejt do të kthehen në Qeveri

Më: 19 tetor 2016 Në ora: 11:16
Pamje nga takimi

Kryetari i Kuvendit Kadri Veseli tha sot se shumë shpesh shkon në veriun e Kosovës por që nuk dëshiron ta shfaq publikisht.

Këtë deklaratë Veseli e bëri pas takimit që pati me nënkryetarin e komunës së Leposaviqit Mihret Salkoviq.

Veseli tha se shumë shpejt do ta vizitojë edhe zyrtarisht komunën e Leposaviqit pasi që është i ftuar nga Lista Serbe.

Kryetari i Kuvendit është pyetur edhe për kthimin e mundshëm të ministrave serbë në Qeveri, për të cilët tha se pret shumë shpejt që ata të kthehen.

“Zyrtarisht ende s’janë kthyer por kemi kontakte. E kanë një qëndrim politik por besoj që shpejt do të përmirësohet situata dhe do të kthehen”, tha Veseli.

Veseli tha se me nënkryetarin e Leposaviqit kanë biseduar për situatën në këtë komunë dhe për infrastrukturën dhe mundësisë e investimeve në atë pjesë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat