BE po e kushtëzon Serbinë edhe më shumë për Kosovën?

Aktuale

BE po e kushtëzon Serbinë edhe më shumë për Kosovën?

Më: 19 tetor 2016 Në ora: 11:27
Ilustrim

Gazeta serbe  sot ka shkruar se Serbisë i janë shtuar kushte të reja për negocimin e Kapitullit 35 me Bashkimin Europian, kapitull që shtyn Serbinë të heqë dorë përfundimisht nga ideja e mbajtjes së Kosovës si pjesë e saj.

Futjen e kushteve të reja që nuk kanë qenë çështje të dialogut Kosovë – Serbi, “Politika” e mbështet në disa burime diplomatike në Bruksel. Aty thuhet se Serbia do të duhet të dorëzojë çdo tre muaj raportin e pagesave të pensioneve për ish-anëtarët e policisë dhe gjyqtarëve paralelë, që tash janë nën institucionet e Kosovës, për të cilën sipas gazetës nuk ka asnjë marrëveshje.

“Gjithashtu nuk ka marrëveshje as në atë që Prishtina Beogradin sugjeron që dokumentet zyrtare në të cilat janë vula dhe simbolet e shtetit të panjohur Kosovës, që tash është pjesë e pozicionit të bisedimeve”, shkruan gazeta.

Për Beogradin, vazhdon më tej gazeta, janë veçanërisht të diskutueshme dy pika: kush do të vendosë për menaxhmentin dhe centralin e Gazivodës dhe liria e lëvizjes.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat