Besnik Berisha: Letrat e Thaçit nuk kanë krijuar asnjë efekt pozitiv

Aktuale

Besnik Berisha: Letrat e Thaçit nuk kanë krijuar asnjë efekt pozitiv

Më: 19 tetor 2016 Në ora: 18:48
Besnik Berisha

Katër letrat e presidentit, Hashim Thaçi nuk ka krijuar ndonjë të keqe, por as edhe ndonjë efekt pozitiv.

Kështu ka thënë, Besnik Berisha – këshilltar i kryeministrit Isa Mustafa. Ai ka pohuar se nuk i di synimet e Thaçit me këto katër letra.

“Mbetet të pritet a do të ketë ndonjë efekt pozitiv në zbardhjen e atyre rasteve të pasluftës.”

“ Të gjitha krimet e pazbuluara deri më tani janë marrë edhe partitë tjera. Thaçit i lejohet të bëjë thirrje të tilla por institucionet e drejtësisë nuk duhet të presin ftesa por të punojnë në interes të zbardhjes së rasteve të tilla.”

“Thaçi dhe kushdo në postin e presidentit bën politikë dhe ka efekt politik dhe trajtimi i çështjes së atentatit i cili po trajtohet tash e jo më herët.”

“Askush nuk ka konfirmuar që Rugova atë ditë është nisur të nënshkruajë një marrëveshje koalicioni.”

“Rugova atentati i tij do të duhej të trajtohet qysh atëherë dhe secili që e ka hetuar duhet të turpërohet. Pasi nuk e kanë ndriçuar atë hetim kjo është një dështim i gjithë atyre që kanë marrë pjesë në hetim”, ka përfunduar Berisha.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat