Rama pajtohet me Thaçin, kafe në Tiranë

Aktuale

Rama pajtohet me Thaçin, kafe në Tiranë

Më: 19 tetor 2016 Në ora: 19:11
Edi Rama dhe Hashim Thaçi

Pas polemikave në distancë mes qeverisë së Shqipërisë dhe asaj të Kosovës, lidhur me deklaratat e kryeministrit Rama në takimet e zhvilluara në Serbi, duket se situata është normalizuar. Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka mbërritur në Tiranë për të marrë pjesë në një emision televiziv dhe ka shfrytëzuar këtë udhëtim për të takuar edhe kryeministrin Rama.

Shefi i qeverisë shqiptare ka publikuar në rrjetet sociale edhe një foto me Thaçin, shoqëruar me diçiturën: “Pas një kafeje në Tiranë”. Megjithatë nuk ka një deklaratë zyrtare nga biseda Rama-Thaçi.

Zyrtarë të lartë të qeverisë së Kosovës kritikuan disa deklarata të Ramës gjatë vizitës në Serbi dhe takimit me Vuçiçin, duke u shprehur se qeveria e Tiranës nuk mund të flasë në emër të Prishtinës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat